Ballina Aktualitet ZAEV: KËTË JAVË FILLOJNË BISEDIMET PËR ZGJERIMIN E KOALICIONIT QEVERITAR (VIDEO)

ZAEV: KËTË JAVË FILLOJNË BISEDIMET PËR ZGJERIMIN E KOALICIONIT QEVERITAR (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Këtë javë është paraparë që të fillojnë bisedimet për zgjerimin e koalicionit qeveritar, gjegjësisht përfshirje të partive politike që nuk janë pjesë të shumicës parlamentare. Këtë e deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev,  i cili tha se lidhur me rrjedhën e bisedimeve opinioni do të jetë i informuar me kohë.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Akoma nuk kam filluar, këtë javë planifikoj të filloj bisedime, të flas me partitë që kanë deputetë në Kuvend, por nuk janë pjesë të shumicës parlamentare dhe si do të rrjedhin bisedimet menjëherë do ta kumtoj tek opinioni nëpërmjet juve gazetarëve dhe mediave

Paraprakisht Zaev pati deklaruar se ndarja e resorëve dhe zgjedhjet kadrovike do të varen nga bisedimet me partitë dhe nga vendimi i atyre që do të pranojnë t’i bashkohen koalicionit.

Ai po ashtu ka thënë se do të bisedohet me të gjitha partitë me përjashtim vetëm të VMRO-DPMNE-së.

Zgjerimin e shumicës parlamentare Zaev e përmendi edhe pas takimit të zhvilluar kohë më parë me kryetarin e BESËS, Afrim Gashi, ku të dy thanë se do të fillojnë negociatat për përfshirje të BESËS në shumicën parlamentare.

Ndërkaq, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela lidhur me këtë çështje, ka thënë se në politikë asnjëherë nuk ekziston jo, duke theksuar se nuk do të pranonte të kthehej në Qeveri nëse mbesin rrethanat e njëjta që nga momenti kur partia e tij braktisi Ekzekutivin. Ajnur Bafqari /SHENJA/

Loading...