Ballina Kronika Sherr ballkanik, serbi i merr të dashurën, shqiptari e ndjek ‘këmba- këmbës’...

Sherr ballkanik, serbi i merr të dashurën, shqiptari e ndjek ‘këmba- këmbës’ dhe e qëllon me armë zjarri

SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar ka terrorizuar Italinë duke ndjekur me makinë ish të dashurën e tij në rrugët e qytetit të Vincenzas. Sipas mediave italiane, vajza ishte duke udhëtuar me një automjet tip Mercedez, së bashku me një vajzë tjetër më të vogël dhe shoferin, një shtetas serb. Ndërsa shqiptari u vu në ndjekie të tyre duke i qëlluar me pistoletë, teksa ngiste një “Mini Cooper”.Bëhet fjalë për shtetasin Graciano Qori, 26 vjeç, dhe M. M., 26 vjeç, të cilët janë të njohur nga forcat e rendit. Vajza e alarmuar nga ndjekja e makinës, ku u udhëtonte me miqtë e saj ka lajmëruar menjëherë policinë. Drejtuesi i Mercedezit me origjinë serbe, tenton t’i shmanget, por më kot. Shqiptari qëllon në drejtim të Mercedezit, duke thyer xhamin e dritares.

Policia ka ndërhyrë si nga toka dhe me helikpoterë nga ajri. Dhe pas shumë orësh është bërë i mundur ndalimi i tyre. Ndërkohë ka nisur porcedimi i shokut të tij, shtetasi me inicialet M.K. 26-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, si dhunë, kërcënim, dëmtim prone dhe prishje të qetësisë publike. Po ashtu policia ka nisur proceduar për të dëbuar Graciano Qorrin nga Italia.

Loading...