Ballina Sport Sevilla eliminon United

Sevilla eliminon United

SHPËRNDAJE

Skuadra angleze dështoi që të kalojë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi befasisht u mposht nga spanjollët e drejtuar nga Vincenzo Montella

Manchester United është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi në Old Trafford u mposht me rezultat 0:2 nga Sevilla.

Djajtë e Kuq shpërdoruan mundësi të shumta në pjesën e parë të takimit, e cila u mbyll pa gola nga asnjëra skuadër.

Edhe e dyta rrodhi ngjajshëm deri në minutën e 74-të kur Wissam Ben Yedder tundi rrjetën e vendasve, për t’i dhënë epërsinë Sevilla.

Vetëm katër minuta më vonë Yedder shënoi sërish, duke shuar shpresat e Djajve për t’u kthyer në lojë dhe triumfuar.

Romelu Lukaku ktheu pak shpirtin luftarak të vendasve, që kërkonin edhe dy gola të tjerë, por të cilët për shkak të mbrojtjes mysafire s’u bënë realitet.

Loading...