Ballina Aktualitet Sela rizgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët (VIDEO)

Sela rizgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Me 606 vota pro dhe 1 kundër, në kongresin e sotëm të parë të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është rizgjedhur kryetar i kësaj partie. Sipas statutit të partisë, për Ziadin Selën, ky është mandati i dytë dhe i fundit si kryetar partie. Gjatë fjalimit të tij para delegatëve të kongresit Sela adresoi një sërë kritikash mbi pushtetin aktual. Ai mes tjerash tha se prioritete e shqiptarëve, duke aluduar kështu në gjuhën shqipe, gjithnjë kanë ngelë në rend të dytë.

Mos e ndani anëtarësimin në NATO, ndryshimin e emrit dhe reformat për BE nga gjuha shqipe, sepse kur thuhet gjuha shqipe, ajo është synonim i rrugës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Gjuha shqipe është kthimi i një të drejte që i takon këtij populli që i plotëson gjitha të drejtat jo për tu trajtuar si minoritet por si shumicë – tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Në kongresin e sotëm, nuk morën pjesë dega e Butelit e Aleancës, të cilët kanë akuzuar se, gjithçka është inskenuar paraprakisht për këtë kongres me qëllim që të ketë vetëm një kandidat për kryetar. Këto akuza u hodhën poshtë si të pabaza nga vetë kreu i Aleancës, Ziadin Sela. Të pranishëm në kongresin e parë të kësaj partie ishin edhe përfaqësues të dy krahëve të Lëvizjes BESA, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe të Vendvendosjes.

Bashkim Sulejmani