Ballina Sport Roma në çerekfinale të Champions

Roma në çerekfinale të Champions

SHPËRNDAJE

Skuadra italiane arriti të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi fituan në shtëpinë e tyre me rezultat minimal

Roma është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Shakhtar Donetsk me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në takim e shënoi Edin Dzeko, pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Italianët e patën humbur përballjen e parë si mysafirë me rezultat 2:1, gol i cili në fund u tregua të jetë vendimtar.