Ballina Kronika Rokeri vrasës përjashtohet nga festivalet franceze (VIDEO)

Rokeri vrasës përjashtohet nga festivalet franceze (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Një yll roku francez, i cili u burgos për vrasjen e të dashurës së tij të dikurshme u tërhoq nga një sërë festivalesh, pasi u përball me një reagim të ashpër.

Bertrand Cantat u dënua me tetë vjet burg për rrahjen për vdekje të aktores Marie Trintignant, por u lirua pas vetëm katër vjetësh duke iu rikthyer muzikës, njofton Klan Kosova.

Një peticion i nënshkruar nga pothuajse 75,000 persona bëri thirrje për largimin e tij nga një shfaqje e festivalit të Normandisë, ngjarje kjo që mbahet në maj të këtij viti.

Cantat është ish-këngëtari kryesor i grupit Noir Désir, një prej grupeve rock më të suksesshme franceze.

Muzikanti Betrand Cantat rrahu me vdekje të dashurëne tij në një dhomë hoteli në Lituani në vitin 2003.

Vrasja ishte tronditëse në gjithë Francën në atë kohë, por ai u lirua në vitin 2007.

Cantat u kthye në muzikë duke sjell një album të ri në vitin 2013, njofton Klan Kosova.