Ballina Aktualitet Protestuesit: Boban Iliq kreu vrasje, kërkojmë shkarkimin e Joveskit (Video)

Protestuesit: Boban Iliq kreu vrasje, kërkojmë shkarkimin e Joveskit (Video)

SHPËRNDAJE

Mijëra qytetarë para Qeverisë së Maqedonisë sot kanë mbajtur protesta, si pasojë e rikualifikimit të lëndës në rastin e vrasjes së katër vjeçarit Almir Aliu.

Visar Vishka para protestuesve tha se Boban Iliq kreu vrasje dhe se duhet të ketë drejtësi. Ai kërkoi përgjegjësi nga kryeministir Zoran Zaev dhe shkarkimin e gjithë prokurorëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të nderuar qytetarë jemi mbledhur të protestojmë për drejtësinë e kalbur të Maqedonisë. Turp është që para syve tonë vrasjen organet e drejtësisë e rikualifikuan në aksident trafiku, jemi këtu të tregojmë se këtë nuk do ta lejojmë, drejtësi për Almirin patjetër duhet të ketë. Boban Iliq bëri vrasje”.

“Prokuroria duhet të vendos sipas dëshmive dhe jo sipas dëshirave të njëanëshme. Rasi i Almirit do të gjykohet në mënyrë të drejtë, vetëm nëse procedura do të nisë nga fillimi me prokurorë profesional edhe atë jashtë Kumanovës. Për këtë ne do të ngrisim padi penale ndaj: Prokurores Suzana Kusigeska për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, e cila ishte shkaktare për rikualifikimin e lëndës, ndaj profesorit Branisllav Stefaniovski dhe Zoja Babinovska të cilët kryen ekspertizën”.

“Kërkojmë shkarkim të gjykatëses Maja Tenkovska për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, e cila nuk pranoi dëshmitarët kryesor. Kërkojmë shkarkim të prokurores Teuta Bedriu-Ramadani, për mos lejimin e shkarkimit të prokurores Kusigerska, shkrarkimin e të gjith prokurorëve të kolegiumit të prokurorëve të Maqedonisë”.

“Shkarkimit të menjëherëshëm të kryeprokurorit Ljubomir Joveski, pasi ka qëndrime identike me Marko Zvrleskin. Kërkojmë përgjegjësi nga Zoran Zaev, ata jo vetëm që nuk realizuan reformat në drejtësi, por lejuan që drejtësinë ta ndajnë gjykatësit e njëjtë”, tha Visar Vishka, si përfaqësues i protestuesve.

Para protestuesve kanë folur edhe familjarët e Almirit të vogël./Telegrafi/