Ballina Opinione Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve humbësit e vetëm dhe të vërtetë...

Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve humbësit e vetëm dhe të vërtetë janë shqiptarët në Maqedoni

SHPËRNDAJE

Zeqirija Ibrahimi

Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve:
– Ahmeti do të shtyhet ta mbajë namin se ai e bëri shqipen zyrtare;

– Talati do ta shpallë veten Skënderbe se edhe fizikisht e mbrojti shqipen;

– Gruevski do të thotë se ai e bëri luftën edhe me gjoks që mos të bëhej ai ligj;

– Ivanovi do të thotë se ai e pengoi sa pati takat dhe nuk e nënshkroi ligjin;

– Edi Rama do të thotë se ai e bëri shqipen zyrtare në Maqedoni;
– Zaevi do të thotë se pa të nuk bëhej ligji.

Ndërkaq, humbësit e vetëm dhe të vërtetë janë shqiptarët në Maqedoni, sepse e vërteta është se ky ligj:

– E avancon fare pak përdorimin e shqipes në Maqedoni;

– Nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe;

– Krijon vështirësi që zyrtarizimi i gjuhës shqipe të ngrihet përsëri si çështje;

– E lë shqipen në Maqedoni në pozitë më të dobët edhe se serbishtja në Kosovë, edhe pse në Maqedoni jetojnë së paku 25% shqiptarë (në Kosovë jetojnë 5 % serbë).

Sidoqoftë, urime avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni!