Ballina Kronika Arrestohet nusja gjatë rrugës për në dasmë

Arrestohet nusja gjatë rrugës për në dasmë

SHPËRNDAJE

Në Arizona të SHBA-së u arrestua një grua teksa po shkonte në dasmën e saj.

32-vjeçarja u përfshi në një aksident trafiku pasi po e ngiste veturën nën ndikim të alkoolit. E veshur me fustan të bardhë, ajo u fotografua me duart e lidhura dhe duke u dërguar në stacionin policor, ku nënshkroi një dokument që e detyron të lajmërohet më vonë në gjykatë dhe iu lirua të fejuarit të saj.

Nuk dihet nëse më pas u realizua dasma e tyre.

Loading...