Ballina Aktualitet Visar Ymeri reagon pas dënimit të deputetëve të Vetëvendosjes

Visar Ymeri reagon pas dënimit të deputetëve të Vetëvendosjes

SHPËRNDAJE
Visar Ymeri

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,Visar Ymeri ka reaguar pas dënimeve që iu shqiptuan gjatë ditës katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, këto dënime janë treguesi më i mirë për qëllimin politik të këtij rasti.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, e përfaqësuar nga Beqir Kalludra shprehi supremacionin juridik dhe politik ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe vullnetit të 205 mijë qytetarëve të cilët shprehën kundërshtimin e tyre në peticionin referendar ndaj marrëveshjeve që cenonin qenësinë e Republikës, për kundërshtimin e të cilave sot deputetët u shpallën fajtor”.

“Ky gjykim me këta gjyqtarë është mostra më kredibile që dëshmon diktatin politik ndaj sistemit gjyqësor.Albini, Albulena, Donika dhe Fatoni janë përfaqësues të popullit në emër të të cilit sot u dënuan. Aktgjykimi si i tillë është akti më hipokrit që ka prodhuar ndonjë institucion vendor deri më tani dhe si i tillë është mjeti i fundit i persekutimit të kundërshtarëve politik”, ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i Ymerit erdhi një ditë pas dorëheqjes së tij nga të gjitha pozitat drejtuese në Vetëvendosje, njofton Klan Kosova

Lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi kanë marrë dënim unik me kohëzgjatje prej 1 vjet e gjashtë muaj, ndërsa Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli kanë marrë dënim unik prej 1 vjet e tre muaj, njofton Klan Kosova.

Loading...