Ballina Kryesore Maqedonia, shteti më i dëshpëruar në rajon

Maqedonia, shteti më i dëshpëruar në rajon

SHPËRNDAJE

Maqedonia sipas indeksit të lumturisë është vendi më keq i radhitur në rajon, por më i miri sipas kushteve për udhëheqjen e biznesit dhe lirive ekonomike.

Lidhur me indekset për dobësi të shteteve, vlera e pasaportës, kërcënimi për terrorizëm dhe korrupsion është radhitur në mes të listës, tregojnë të dhënat nga disa hulumtime të organizatave ndërkombëtare që i sublimon “Evropa e Lirë”.

Maqedonia, sipas indeksit të dobësisë së shteteve të Fondit për Paqe, është më mirë e radhitur se BeH dhe Serbia, ndërsa më keq se Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia. Në këtë radhitje, ku vend më i ulët do të thotë rejting më i keq, Maqedonia është në vendin e 112-të, BeH – 93, Serbia – 107, Mali i Zi – 130, Kroacia – 138 dhe Sllovenia në vendin e 162-të.

Lidhur me vlerën e pasaportës, Maqedonia është sërish në mesin e tabelës mes vendeve nga rajoni, respektivisht është radhitur në vendin e 93-të. Nga Maqedonia pa viza mund të udhëtohet në 108 vende të tjera. Më së miri e radhitur është Sllovenia në vendin e 10-të pas me pasaportën e saj pa vizë mund të shkohet në 150 vende dhe Kroacia e cila është në vendin e 14-të, me pasaportën e së cilës mund të shkohet në 145 vende. Serbia është në vendin 35-të, ndërsa me pasaportën e saj mund të shkohet pa vizë në 114 vende, me pasaportën malazeze në 105 vende, me pasaportën e BeH-së në 101 vende, ndërsa me pasaportën e Kosovës pa vizë mund të shkohet vetëm në 41 vende.

Lidhur me çështjen e indeksit global të terrorizmi, të cili e bën Instituti për ekonomi dhe paqe, më keq të radhitur janë Kosova në vendin e 70-të dhe BeH në vendin e 78-të. Maqedonia sërish është në mes të radhitjes mes vendeve me vendin e 92-të. Mali i Zi është në vendin e 122-të, Serbia – 126, ndërsa Sllovenia dhe Kroacia e ndajnë vendin e 130-të.

Sipas parametrave për lehtësimin e udhëheqjes së biznesit, të cilat i ka përpunuar Banka Botërore për 190 vende, Maqedonia është më së miri e radhitur nga të gjitha vendet në rajon dhe gjendet në vendin e 11-të. Sllovenia është e 37-ta, Kosova – 40, Serbia – 43, Kroacia – 51, ndërsa BeH në vendin e 86-të.

Maqedonia është vendi më i mirë i radhitur në rajon lidhur edhe me liritë ekonomike dhe gjendet në vendin e 31-të prej 180 vendeve. Sipas indeksit të lirive ekonomike të llogaritur nga ana e WSJ Heritage foundation, Kosova është në vendin e 56-të, Mali i Zi – 83, BeH – 92, Kroacia – 95, Sllovenia – 97 dhe Serbia në vendin e 99-të.
Lidhur me indeksin e perceptimit të korrupsionit të llogaritur nga Transparency International, prej 176 vendeve, Maqedonia është në vendin e 90-të, BeH – 83, Serbia – 72, Mali i Zi – 64, Kroacia – 55 dhe Sllovenia në vendin e 31-të.

Lidhur me lirinë e mediave, sipas Fridom Haus, nga 199 vende Maqedonia është në vendin e 139-të, para saj janë vendet e tjera në rajon. BeH në vendin e 103-të, Serbia – 98, Kosova – 96, MAli i Zi – 86, Kroacia – 76 dhe Sllovenia është vendi më së miri i radhitur, në vendin e 33. Lidhur me të njëjtën çështje, Reporterë pa kufi, Maqedoninë mes 180 vendeve e radhit në vendin e 11-të, Malin e Zi – 106, Kosovën – 82, Kroacinë – 74, Serbinë – 66, BeH – 65 dhe Slloveninë në vendi e 37-të.
Kur bëhet fjalë për indeskin global të lumturisë, që e ka përgatitur Earth Institute, prej 155 vendeve, Maqedonia është në vendin e 92-të, ndërsa para saj të gjitha vendet në rajon.

Loading...