Ballina Aktualitet Katër deputetët e VV-së shpallen fajtorë për hedhjen e gazit lotsjellës, ja...

Katër deputetët e VV-së shpallen fajtorë për hedhjen e gazit lotsjellës, ja me sa vite burg dënohet Albin Kurti

SHPËRNDAJE

Gjykata e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin në rastin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për gazin lotsjellës të hedhur në ambientet e Kuvendit.

Gjykata i ka shpallur fajtorë katër deputetët: Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu.

Të akuzuarit nuk ishin në seancën e sotme kur u bë shpallja e aktgjykimit.

Albin Kurti është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht. Me kaq është dënuar edhe deputetja, Donika Kadaj.

Faton Topali ka marrë dënim unik me 1 vit e 2 muaj me kusht, plus shpenzimet e pagesës të gjyaktës, aq sa është dënuar edhe Albulena Haxhiu.

Gjykata i ka shpallur fajtorë në dy pika të aktakuzës, përdorim të paautorizuar të armëve dhe pengim të personit zyrtar, përveç Faton Topallit që është shpallur fajtor në pikën për pengim të personit zyrtar.

Të katër deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje akuzohen për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.