Ballina Kronika 17-vjeçarja e zhdukur nga Shkupi u gjet në Tetovë

17-vjeçarja e zhdukur nga Shkupi u gjet në Tetovë

SHPËRNDAJE

Dje rreth orës 20:20, në stacionin policor në Saraj, B.E. (46) nga Shkupi, ka paraqitur rastin se vajza e tij 17-vjeçare, e cila u shpall si e zhdukur (për të cilin rast dje informoi edhe MPB), është gjetur në Tetovë.

I ati më parë kishte denoncuar rastin se vajza e tij B.Z, më datë 31.12.2017 ishte larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur, që pasoi me marrjen e masave për gjetjen e saj.

/Flurudha