Me 1 dollar fitoi 1 milion dollarë, kush është shqiptari që u shpërblye nga lotaria në Amerikë

Edmond Nicaj, një 41-vjeçar shqiptar, arriti të gjente kombinimet e lotarisë së famshme “Michigan Lottery’s Powerball”, nga e cila ka da...


Edmond Nicaj, një 41-vjeçar shqiptar, arriti të gjente kombinimet e lotarisë së famshme “Michigan Lottery’s Powerball”, nga e cila ka dalë fitues me një shifër të konsiderueshme parash: “Unë blej një biletë lotarie herë pas here, por kësaj radhe ishte vërtet shpërblyese”,- tha Nicaj pasi fitoi çmimin e madh.

Bileta e kësaj lotarie kushton vetëm 1 dollar, ndaj gëzimi i Nicajt dhe i familjes së tij ishte i natyrshëm: “E pashë biletën në mëngjes dhe nuk ndaloja dot duke u hedhur nga gëzimi. Fëmijët më dëgjuan dhe zbritën poshtë. Djali 6-vjeçar filloi të më pyeste se me sa zero ishte shuma që fitova”.

Të premten, Nicaj ishte pranë ambienteve të lotarisë për të tërhequr çmimin. Me këto para, Nicaj tha se ka planifikuar të paguajë faturat dhe të ndajë mënjanë disa për gjashtë fëmijët e tij.

Related

Diaspora 2678071260278522185

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item