Historia e mrekullueshme e dashurisë, që fshihet pas monumentit “Taxh Mahal” në Indi (VIDEO)

Me siguri e njihni tashmë ndërtesën e bukur të Taxh Mahalit. Shumë nga ju mund ta kenë parë nëpër telenovelat turke, ndërsa të tjerë m...


Me siguri e njihni tashmë ndërtesën e bukur të Taxh Mahalit. Shumë nga ju mund ta kenë parë nëpër telenovelat turke, ndërsa të tjerë mund ta kenë pasur edhe fatin të shkojnë e ta vizitojnë nga afër atë monument aq të bukur të Indisë. Monumenti ndodhet në qytetin e Agras në Indi dhe është porositur në vitin 1658 për t’u ndërtuar nga perandori i asaj kohe, Shah Jahan. Madje ka qenë vetë perandori që në vitin 1643, kur përfunduan edhe punimet, i vendosi emrin “Taxh Mahal”, e cila në shqip do të thotë “Kurora e pallatit”
Mirëpo siç pas çdo ndërtese, fshihet një histori, ashtu edhe pas Taxh Mahal qëndron një histori e bukur dashurie. Qëllimi i ndërtimit të Taxh Mahal ishte kujtimi që vetë perandori Shah Jahan kishte për bashkëshorten e tij, Mumtaz Mahal. Ajo ndërroi jetë gjatë lindjes së fëmijës së tyre të katërmbëdhjetë, ndërkohë perandori e donte shumë, edhe pas vdekjes. Ai madje e donte aq shumë, saqë nuk u martua sërish me dikë tjetër, por vdiq i ve.
Gjatë kohës së drejtimit të tij, ai kërkoi të ndërtohej Taxh Mahal, në mënyrë që të mund ta zhvendosnin atje varrin e gruas së tij. Sot varri është pjesa qendrore e kompleksit prej 17 hektarësh, i cili përfshin edhe një xhami, si dhe një shtëpi mysafirësh të vendosur në kopshte formale, të kufizuara nga tri krahë me mure me bedena.
Në ditët e sotme, Taxh Mahal jo vetëm që është shpallur Monument i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s, por edhe njiihet si një “xhevahir” i artit mysliman në Indi dhe një nga kryeveprat më të admiruara universalisht për shkak edhe të historisë së dashurisë që qëndron pas atij monumenti.
Taxh Mahal tërheq rreth 7-8 milionë vizitorë çdo vit nga e gjithë bota. Në vitin 2007, ai u përfshi edhe në iniciativën e Shtatë Mrekullive të Reja të Botës. / Bota.al



Related

Top Lajm 3797155574304610760

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item