5 zakone të budallenjve, që njerëzit e zgjuar nuk i kanë

Sipas The Independent Bota jonë është e populluar me të gjitha llojet e njerëzve me nivele jashtëzakonisht të ndryshme të inteligjen...


Sipas The Independent
Bota jonë është e populluar me të gjitha llojet e njerëzve me nivele jashtëzakonisht të ndryshme të inteligjencës. Pothuajse çdokush do ta konsideronte veten inteligjent, sigurisht, dhe mund të jetë shumë e vështirë të gjesh një vlerësim të saktë të inteligjencës sonë. Në fund të fundit, mendimet tona gjithmonë tentojnë të tingëllojnë të mençur në kokën tonë, apo jo?
Dhe inteligjenca është shumë e rëndësishme. Veçanërisht në një kontekst profesional, një mendje e zgjuar dhe e zhdërvjelltë mund të jetë pasuria juaj më e mirë. Por njerëzit që janë më pak të zgjuar shpesh kanë zakone që i shfaqin si budallenj, dhe kjo mund të jetë katastrofike në një numër rrethanash.
Këto janë pesë dallimet më themelore midis njerëzve të zgjuar dhe njerëzve budallenj.
1. Njerëzit budallenj fajësojnë të tjerët për gabimet e tyre
Është shumë e dallueshme, joprofesionale dhe diçka që një person i zgjuar nuk do ta bënte kurrë. Nëse vazhdimisht përpiqeni të hidhni gabimet tuaja te të tjerët, ju u tregoni të tjerëve se nuk jeni personi më i mprehtë në grup.
Njerëzit budallenj nuk pëlqejnë të marrin përgjegjësi për gabimet e tyre. Ata preferojnë të zhyten në keqardhje për veten, ose thjesht të luajnë lojën e fajësimit.
Travis Bradberry, autor i librit më të shitur “Inteligjenca Emocionale 2.0”, e di se sa shumë tregon kjo lloj sjellje.
“Nuk është kurrë ide e mirë që të hedhësh fajin. Merrni përgjegjësi. Nëse keni pasur ndonjë rol – sado të vogël – në çfarëdo gjëje që ka shkuar keq, pranojeni”, këshillon Bradbury. “Momenti që filloni të tregoni me gisht, është momenti kur njerëzit fillojnë t’ju shohin si dikush që nuk ka përgjegjësi për veprimet e tij ose të saj”.
Njerëzit e zgjuar gjithashtu e dinë se çdo gabim është një shans për të mësuar që të bëjnë më mirë herën tjetër. Një studim neurologjik i kryer nga Jason S. Moser i Universitetit Shtetëror të Michiganit ka treguar se truri i njerëzve të mençur reagon në mënyrë të ndryshme ndaj gabimeve.
2. Njerëzit budallenj gjithmonë duan të kenë me patjetër të drejtë
Në një situatë konflikti, njerëzit e mençur e kanë më të lehtë që të përqendrohen te personi tjetër dhe të kuptojnë argumentet e tij apo saj. Ata janë gjithashtu në gjendje të integrojnë këto argumente në zinxhirin e tyre të mendimit, dhe të rishikojnë mendimet e tyre, në përputhje me rrethanat.
Një shenjë e sigurt e inteligjencës është aftësia për të parë dhe kuptuar gjërat nga një këndvështrim tjetër, dhe njerëzit inteligjentë janë të hapur ndaj informacionit të ri dhe ndryshimit të parametrave.
Njerëzit budallenj, nga ana tjetër, vazhdojnë të debatojnë papushim dhe nuk largohen nga pozicioni i tyre, pavarësisht nga ndonjë argument i vlefshëm që bëhet kundër tyre. Kjo gjithashtu do të thotë se ata nuk e vënë re nëse personi tjetër ndodh të jetë më inteligjent dhe kompetent.
Ky mbivlerësim quhet efekti Dunning-Kruger. Është anshmëria konjitive, që bën njerëzit më pak kompetentë që të mbivlerësojnë aftësitë e tyre, e njëkohësisht të nënvlerësojnë aftësinë e të tjerëve.
Termi u krijua në vitin 1999 në botimin e David Dunning dhe Justin Kruger. Psikologët kishin vërejtur në studimet e mëparshme që në fusha si të kuptuarit e leximit, loja e shahut apo ngarja e makinës, injoranca çon në besim më shpesh sesa njohuritë.
Në Universitetin Cornell ata kryen më shumë eksperimente për këtë efekt dhe treguan se njerëzit më pak kompetentë jo vetëm mbivlerësojnë aftësitë e tyre, por gjithashtu nuk e njohin kur aftësitë e dikujt tjetër janë më të mëdha.
Dunning shkruan: “Nëse je i paaftë, nuk mund të dish që nuk je i aftë. … Aftësitë që duhen për të prodhuar një përgjigje të saktë janë pikërisht aftësitë që të duhen, për të kuptuar se cila është përgjigja e duhur”.
Natyrisht kjo nuk do të thotë që njerëzit e zgjuar gjithmonë mendojnë se gjithkush tjetër ka të drejtë. Por ata dëgjojnë me vëmendje dhe i konsiderojnë të gjitha argumentet, para se të marrin vendimet e tyre.
3. Njerëzit budallenj reagojnë ndaj konflikteve me zemërim dhe agresivitet
Natyrisht, edhe njerëzit më të mençur mund të jenë të shumë të zemëruar herë pas here. Por për njerëzit më pak inteligjentë, ky është reagimi i duhur kur gjërat nuk shkojnë si duan ata. Kur ndihen sikur nuk kanë kontroll mbi një situatë aq sa duan, ata tentojnë të përdorin zemërimin dhe sjelljen agresive, për të siguruar pozicionin e tyre.
Studiuesit e Universitetit të Miçiganit zhvilluan një studim mbi 600 pjesëmarrës me prindërit dhe fëmijët e tyre, në një hark kohor prej 22 vjetësh. Ata gjetën një korrelacion të dallueshëm mes sjelljes agresive dhe një rezultati më të ulët të IQ.
Studiuesit shkruajtën në punimin e tyre: “Ne hodhëm hipotezëm se inteligjenca e ulët e bën mësimin e reagimeve agresive më të mundshëm në një moshë të hershme dhe kjo sjellje agresive e bën zhvillimin e vazhdueshëm intelektual më të vështirë”.
4. Njerëzit budallenj injorojnë nevojat dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë
Njerëzit inteligjentë kanë tendencë të jenë shumë të mirë në mbështetjen e të tjerëve. Kjo e bën të lehtë për ta të kuptojnë pikëpamjen e një personi tjetër.
Russel James i Universitetit Teknik të Teksasit kreu një studim me mijëra amerikanë dhe gjeti se njerëzit me një IQ më të lartë janë më të prirur për të dhënë, pa pritur asgjë në këmbim. Siç rezulton, një person inteligjent është më i mirë në vlerësimin e nevojave të njerëzve të tjerë dhe ka më shumë gjasa që t’i ndihmojë ata.
“Njerëzit me aftësi më të lartë njohëse janë më të aftë për të kuptuar dhe përmbushur nevojat e të tjerëve”.
Njerëzit që janë më pak të mençur e kanë të vështirë të imagjinojnë se njerëzit mund të mendojnë ndryshe nga sa bëjnë, dhe prandaj nuk pajtohen me ta. Gjithashtu, koncepti i të bërit diçka për dikë pa pritur një favor në këmbim, është më i huaj për ta.
Gjithkush është egoist herë pas here, kjo është plotësisht normale dhe njerëzore. Por është e rëndësishme që të mbajmë ekuilibrin mes nevojës për të ndjekur qëllimet tona dhe nevojës për të marrë në konsideratë ndjenjat e njerëzve të tjerë.
5. Njerëzit budallenj mendojnë se janë më të mirë se gjithë të tjerët
Njerëzit inteligjentë përpiqen të motivojnë dhe ndihmojnë të tjerët. Ata e bëjnë këtë, sepse nuk kanë frikë se mos mbeten në hije. Ata kanë një nivel të lartë besimi tek vetja, dhe janë mjaft të zgjuar për të vlerësuar me saktësi aftësinë e tyre.
Njerëzit budallenj, nga ana tjetër kanë tendencë të keqtrajtojnë të tjerët në mënyrë që të duken më mirë vetë. Ata besojnë se janë mbi gjithë të tjerët dhe janë gjithmonë të shpejtë për të gjykuar. Paragjykimet nuk janë shenjë e inteligjencës.
Në një studim kanadez të botuar nga “Shkenca Psikologjike”, dy shkencëtarë të Universitetit Brock të Ontarios zbuluan se “njerëzit me IQ të ulët priren të jenë më shumë në favor të dënimeve të ashpra, më homofobë dhe ka më shumë të ngjarë të jenë racistë”.
Shumë biologë besojnë se aftësia njerëzore për të bashkëpunuar ka qenë e dobishme për zhvillimin tonë të përgjithshëm. Kjo mund të nënkuptojë që shenja më e rëndësishme e inteligjencës është aftësia për të bashkëpunuar me të tjerët. / Burimi: The Independent – Bota.al

Related

Top Lajm 7357005204151256793

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item