Polemika mes Trump dhe britanikëve

Donald Trump ka ngjallur mjaft reagime në Britaninë e Madhe pas pëlqimit të tri videove islamofobike, të publikuara nga militantët e “...


Donald Trump ka ngjallur mjaft reagime në Britaninë e Madhe pas pëlqimit të tri videove islamofobike, të publikuara nga militantët e “Britain First”, një grup i ekstremit të djathtë në vendin ishullor.
Të tria videot shfaqin momente dhune ndaj qytetarëve dhe ndaj statujave të krishtere, nga persona që sipas grupit ekstremist, janë myslimanë.
Nuk vonoi reagimi i figurave më të larta të politikës britanike. Pëlqimi nga presidenti amerikan i videove propagandistike, është quajtur një gabim nga zyra e kryeministres Theresa May. Ndërsa për liderin e opozitarëve laburistë, Jeremy Corbyn, veprimi i Trump është i tmerrshëm.
Edhe mediat kryesore britanike reaguan për pëlqimin e Presidentit amerikan. BBC shkruan se Trump u bën jehonë videove që nxisin dhunë.
Trump ka legjitimuar ekstremin e djathtë në vendin e tij, tani kërkon ta bëjë edhe në tonin duke shpërndarë urrejtje, shkruan bashkëshorti i Jo Cox, ish-deputetes britanike, të vrarë në vitin 2016, nga një militant i ekstremit të djathtë.
“Britain First” është një grup ekstremist i themeluar në vitin 2011, duke marrë shumë vëmendje kryesisht në rrjetet, prej videove kundër islamit në Britaninë e Madhe. Liderja e kësaj lëvizjeje, Jayda Fransen, aktualisht është në burg në pritje të gjykimit për fyerje dhe nxitje dhune.
Tv Klan


Related

Top Lajm 573046847151510763

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item