Njerëzit e kuptojnë kur vdesin…

Disa thonë se kanë parë dritë në fund të tunelit, ndërsa të tjerë pretendojnë se e kanë gjetur veten jashtë trupit, duke parë mjekët q...


Disa thonë se kanë parë dritë në fund të tunelit, ndërsa të tjerë pretendojnë se e kanë gjetur veten jashtë trupit, duke parë mjekët që i shpëtonin jetën.
Por në të vërtetë, eksperiencat pranë vdekjes kanë qenë gjithmonë të debatueshme.
Tanimë, shkencëtarët kanë zbuluar se ndërgjegjja e një njeriu vijon të punojë, edhe pasi trupi nuk jep më shenja jete, që do të thotë se njerëzit janë në dijeni se kanë vdekur.
Madje ka prova që sugjerojnë se dikush që ka vdekur, mund të ketë dëgjuar mjekët që e shpallën të vdekur.
Një grup shkencëtarësh nga Shkolla e Mjekësisë Langone në Universitetin e New York hetuan të njëjtat pyetje të bëra në dy studime binjake në Europë dhe SHBA, të njerëzve që kishin pësuar arrest kardiak dhe ishin “rikthyer” në jetë, në atë që mund të konsiderohet si studimi më i madh i këtij lloji të realizuar deri më tani.
Duke folur për Live Science, Dr Sam Parnia, i cili udhëhoqi studimin në fjalë tha:
“Ata përshkruanin se kishin parë mjekët dhe infermierët duke punuar dhe se ishin të ndërgjegjshëm për të gjithë bashkëbisedimin, të gjërave vizuale që po ndodhnin, detaje të cilat nuk kishin sesi t’i dinin ndryshe”.
Ai tha se këto kujtime u verifikuan më pas me stafin mjekësor që kishte asistuar këta pacientë, që teknikisht ishin të vdekur, nëse mbanin mend detaje se çfarë po flisnin.
Qelizat e trurit vdesin pas disa orësh
Në gjuhën mjekësore, mjekët e përkufizojnë vdekjen bazuar në momentin kur zemra pushon së rrahuri, që çon në ndërprerjen e menjëhershme të furnizimit me gjak të trurit.
“Teknikisht, kjo është mënyra sesi përcaktohet ora e vdekjes, gjithçka është e bazuar në momentin që zemra pushon“, shpjegon Dr Sam Parnia.
“Një moment që kjo ndodh, në tru nuk qarkullon më gjak, që do të thotë se funksionet e tij ndalojnë thuajse menjëherë”.
“Lëvorja cerebrale e trurit, që është përgjegjëse për procesin e të menduarit dhe përpunimit të informacionit nga të pesta shqisat, pushon gjithashtu në mënyrë të menjëhershme”, thotë Parnia. Kjo do të thotë se brenda harkut kohor të 2 deri në 20 sekondave, në monitorët elektrikë nuk është e mundur që të dallohet aktivitet në tru.
“Kjo shkakton një reaksion zinxhir të qelizave përpunuese që çon në vdekjen e qelizave të trurit. Megjithatë, kjo mund të ndodhë disa orë pasi zemra ka pushuar së rrahuri”, shpjegon më tej eksperti.
Kryerja e reanimacionit kardiopulmonar (CPR), që nuk ka qenë i suksesshëm për ta risjellë në jetë një pacient, mund të çojë një sasi gjaku në tru, rreth 15 përqind e asaj që duhet për të funksionuar normalisht. Megjithatë, qelizat e trurit do të vdesin, me ndryshimin e vetëm se kjo do të ndodhë më ngadalë.

Related

Top Lajm 2944791091543932333

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item