Zbulohet “skifteri” rus i Vladimir Putinit në Ballkan

Nikolai Patrushev, një “skifter” i Kremlinit, duhet besuar se është njëriu i besuar i Vladimir Putinit në Ballkan. Agjent në karrierë ...


Nikolai Patrushev, një “skifter” i Kremlinit, duhet besuar se është njëriu i besuar i Vladimir Putinit në Ballkan. Agjent në karrierë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, është shefi i ri i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, i njohur për nacionalizëm të zjarrtë, një vizion konspirativ për botën dhe me një eksperiencë të gjerë në spiunazh. Kështu shkruan “Poltico”, sipas të cuilës:
Një portofol jozyrtar në Ballkan për Patrushev do të sillte një model të ri. Teksa politika e jashtme zyrtarisht është në duart e Sergei Lavrov, vendimmarrja aktuale po drejtohet gjithnjë e më shumë nga një grup zyrtarësh të inteligjencës dhe të mbrojtjes, me lidhje të ngushta me Putin.
“Rusia po bëhet gjithnjë e më shumë një “adhokraci”, ku individë të ndryshëm marrin përgjegjësi që mund ose mund të mos u përshtaten mandatit të tyre formal”, thotë Mark Galeotti, një ekspert në çështjet e shërbimeve sekrete ruse dhe një kërkues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pragë.
Përfshirja e ish – spiunit tregon një linjë më të ashpër të Rusisë në Rajon. “Patrushev është një nga ata njerëz që mendon se Rusia është në një luftë ekzistenciale për mbijetesën e saj”, shton Galeotti.
Është një vizion Manichean i Luftës së Ftohtë për botën (Manicheanismi është një besim i vjetër fetar që ndan çdo gjë në të mirë ose të djallëzuar). Dhe një vizon në të cilin, çdo dyshim për Perëndimin është një dyshim i mirë për Rusinë”.
Patrushev hyri në KGB në 1974 dhe besohet se Putin ishte njeriu i parë që takoi – gjithashtu një oficer i shërbimeve sekrete – në vitet 1990.
Pas 10 vjetësh në krye të FSB, shërbimi pasues i KGB –së, në vitin 2008 ai lëvizi në Këshillin e Sigurisë, një trup me ndikim, e ngritur nga Putin, në përbërje të së së cilës janë zyrtarë të lartë.
Në pjesën më të madhe të karrierës, të kaluar në hije, Patrushev ka pak rekorde publike të përfshirjes në politikën e jashtme.Por dihet se ai ka qenë një prej një grupi të vogël këshilltarësh të Putin, të përfshirë në aneksimin e Ukrainës në vitin 2014.Në një deklaratë publike, Patrushev ka pohuar se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të copëtojnë shtetin rus “për të patur akses në burgimet e pasura që ata mendojnë se Rusia i kontrollon padrejtësisht”./CityNews

Related

Top Lajm 7482525843975217831

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item