Vritet themeluesi i agjencisë së lajmeve të ISIS

Themeluesi i agjencisë së lajmeve të grupit militant “Shtetit Islamik” është vrarë së bashku me të bijën, gjatë një sulmi ajror javën ...


Themeluesi i agjencisë së lajmeve të grupit militant “Shtetit Islamik” është vrarë së bashku me të bijën, gjatë një sulmi ajror javën e kaluar në Siri. Lajmin e ka konfirmuar i vëllai i tij dhe disa aktivistë opozitarë në Siri.
ISIS nuk ka njoftuar mbi vdekjen e themeluesit të agjencisë Amaq, Baraa Kadek, i njohur gjithashtu edhe si Reyan Meshaal.
Aktvistët thanë se Meshaal ishte i afërt me lidershipin e IS-it dhe thuhet të jetë takuar me liderin enigmatik të grupit, Abu Bakr al-Baghdadi.
Vëllau i Meshaalit, Hozaifa, ka thënë në rrjetin social Facebook se ai ka vdekur gjatë një sulmi ajror nga Shtetet e Bashkuara, në qytetin Mayadeen, në provincën Deir el-Zour.
Agjencia e lajmeve Amaq, e themeluar në vitin 2014, konsiderohet si promotore e grupit militant dhe është shfrytëzuar nga ISIS-i për të marrë përgjegjësinë mbi disa sulme terroriste në botë.

Related

Top Lajm 7847114610382502178

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item