Ballina Aktualitet Rajoni Temperaturat mbi 41℃/ Bashkia e Tiranës shpall gjendjen e emergjencës

Temperaturat mbi 41℃/ Bashkia e Tiranës shpall gjendjen e emergjencës

SHPËRNDAJE

Dita e nesërme pritet të jetë dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat do të marrin vlera deri në 40 apo 41 gradë C.

Bashkia e Tiranës shpalli sot gjendjen e emergjencës për shkak të temperaturave të larta.

Në orën 14:00, kryebashkiaku Erion Veliaj ka thirrur mbledhjen e Task-Forcës për emergjencën natyrore pasi prej disa ditësh vendi po përballet me valën e të nxehtit afrikan.

Gjatë kësaj mbledhje do të diskutophet për problemin e mungesës së ujit të shkaktuar nga thatësira ekstreme.

Temperaturat më të larta do të kenë zonat qendrore dhe ato jugore. Ora 14:00 dhe 15:00, do të shënojnë pikun e temperaturave, dhe këshillohet të evitohet dalja në këtë orar, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

Dita e premte do të karakterizohet nga temperatura thuajse të njëjta me ditën e nesërme, ndërsa dita e shtunë pritet të sjellë një ulje të lehtë me dy apo tre gradë C.

Të dielën temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme me 10 gradë C, ku nuk priten vlera më të larta se 31 apo 32 gradë C.

Loading...