Ballina Futboll Skuadrat vendore fillojnë aventurën evropiane

Skuadrat vendore fillojnë aventurën evropiane

SHPËRNDAJE

Skuadrat e Maqedonisë fillojnë sot impenjimet në Kupat e Europës. Të parët që zbresin në fushën janë Shkëndija, Rabotniçki dhe Pelisteri, që luajnë sot ndeshjet e tyre të para në Europa Leagua për këtë sezon. Të tria skuadrat për turin e parë eliminator. Shkëndija – Dacia luhet në ora 18:00 në Strumicë, ndërsa Rabotniçki – Tre Pene fillon në ora 20:00 dhe luhet në San Marino. “Romantikët”, janë favorit për të kaluar në turin e dytë eliminator. Ndeshja e tretë Leh – Pelisteri luhet në ora 20:45 minuta në stadiumin në Poznanj. Skuadra nga Manastiri në garat evropiane kthehet pas plotë tetë viteve./alsat-m