Shqiptarët janë populli më i politizuar i Europës

Shqiptarët janë populli më i politizuar i Europës. Përfundimi del nga një sondazh i përbashkët i Bankës Botërore dhe Bankës Europiane ...


Shqiptarët janë populli më i politizuar i Europës. Përfundimi del nga një sondazh i përbashkët i Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilat kanë pyetur 51 mijë familje në 29 vende të ndryshme të Europës dhe Azisë Qendrore.
Sipas vrojtimit, në Shqipëri rreth 21 përqind e popullsisë është e anëtarësuar në një parti politike. Sipas BERZH-it, e ndarë sipas gjinisë rezulton se 15 përqind e grave dhe 27 përqind e burrave shqiptarë kanë në xhep teserën e një partie politike.
Kjo është shifra më e lartë jo vetëm në Europë, por edhe ndërmjet ekonomive të ngjashme në zhvillim. Pas Shqipërisë, vendi i dytë më i politizuar renditet Mongolia, ku pjesa e popullsisë që rezulton e anëtarësuar në një parti politike është rreth 17 përqind.
Më pas vijnë me radhë Taxhikistani me 15 përqind dhe Mali i Zi me 14 përqind, ndërsa në Europën e zhvilluar pjesa e popullsisë së anëtarësuar në partitë politike është vetëm 7 për qind ose 3 herë më pak se sa në Shqipëri.
Renditja e Shqipërisë në çatinë e botës, për nga aktivizimi politik nuk është e rastësishme. Vrojtimi nxjerr në pah se sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë i politizuar është ai.
Ndaj përtej pasionit për politikën, siç duket ka dhe të tjera shkaqe se pse shqiptarët dynden tek partitë.
Ndoshta për shumë prej tyre mbajtja e një tesere partie në xhep është rruga më e lehtë për një vend pune apo për një të ardhme më të mirë ekonomike, ose të paktën kështu shpresojnë./TCH

Related

Top Lajm 1694903728640943120

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item