Ballina Kuriozitete Shishet plastike, rreziku që ju kanoset

Shishet plastike, rreziku që ju kanoset

SHPËRNDAJE

Me temperaturat gjithnjë e në rritje duhet të konsumojmë më shumë ujë për të qenë të hidratuar.

Por nëse jeni personi që rimbushni shishet plastike çdo ditë, në fakt po e dëmtoni më shumë veten.

Kjo pasi shishet plastike që i rimbushni nuk janë prodhuar për këtë, që do të thotë se ato janë njëpërdorimshe dhe kanë potencialin të lëshojnë kimikate për të mbajtur baktere të dëmshme.

Në veçanti ka shqetësime për Bisphenol A (BPA), një kimikat, i cili përdoret për të prodhuar plastikën dhe se mund të ndërhyjë në hormonet e njeriut.

“Disa kimikate të zbuluara në shishet plastike mund të prekin çdo sistem të trupit tonë. Mund të ndikojnë në ovulim, të rrisin rrezikun e problemeve të shtyra nga hormonte si PCSO, kanceri i gjirit, endometrioza dhe shumë të tjera”, paralajmëron doktoresha Marilyn Glenville.

Ajo çka duhet të bëni është të mos i ripërdorni shishet plastike./atsh

Loading...