Ballina Aktualitet RDK kundërshton thashethemet për largimin nga Aleanca për Shqiptarët

RDK kundërshton thashethemet për largimin nga Aleanca për Shqiptarët

SHPËRNDAJE

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi, ka dalë me reagim në lidhje me thashethemet nëpër media për gjoja largimin e kësaj partie nga Aleanca për Shqiptarët.

“Aleanca për shqiptarët nuk është themeluar nga thashethemet dhe as nga lajmet mediatike. Aleancën për shqiptarët e kemi themeluar dhe kemi hartuar një rregullore të cilët e kemi nënshkruar të tre liderët. Në nenin e parë mund të kuptoni qëllimin e Aleancës për shqiptarët, dhe këtë Aleancë mund ta shpërbëjnë vetëm ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe nga ai qellim që jemi bashkuar”, thonë nga RDK në një njoftim për media.

 

“Vesel Memedi dhe RDK i qëndron besnik atij qëllimi, punon dhe vepron, me LR-PDSH apo pa LR-PDSH, me Arben Taravarin dhe gafet e tij. Dhe prandaj kam bindjen se Aleanca për shqiptarët, pas largimit të mjegullës që ka mbuluar opinionin publik, ndoshta e dëshiruar nga dikush që të ndodh një gjë e tillë, do të bëhet edhe më e fortë. Subjektet të cilat e përbejnë këtë koalicion, varësisht nga puna e sinqertë do të arrijmë që edhe më fuqishëm ti fuqizojmë subjektet qe e përbëjnë këtë Aleancë, individualisht, por edhe vet Aleancën për shqiptarët. Qëllimi i të gjithë shqiptarëve për të patur një subjekt të fortë politik që do të prish pazare individuale dhe grupore, patjetër se do të realizohet, me Vesel Memedin, pa Vesel Memedin, me Ziadin Selën apo pa Ziadin Selën, me Gëzim Ostrenin apo pa Gëzim Ostrenin.

Loading...