Ballina Aktualitet Petrit Vasili dorëhiqet si kryetar i LSI, propozon Kryemadhin

Petrit Vasili dorëhiqet si kryetar i LSI, propozon Kryemadhin

SHPËRNDAJE

Petrit Vasili jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së.  Në një deklaratë për mediat, ai tha se ky hap vjen për çështje organizimi që LSI të jetë më aktive në opozitë.

Vasili tha se propozonte Monika Kryemadhin si kryetare, Luan Ramën dhe Erisa Xhixhon nënkryetarë të LSI, ndërsa vetë tha se ka marrë besimin nga Kryesia të drejtojë grupin parlamentar të LSI

Të mërkurën LSI do të mbajë Konventë Zgjedhore.

I pyetur lidhur me qëndrimin që do të mbajë LSI në këshillat bashkiakë, ai u shpreh:

“LSI do të mbështesë dhe votojnë çdo nismë që do të jetë në ndihmë dhe mbështetje të qytetarëve. Do të votojë mënyrë kategorikë kundër çdo nisme ngado që të vijë ajo, rilindja, republika e re, që bie ndesh me qytetarët e Shqipërisë”./ora news

Loading...