Ballina Kuriozitete Pensionistit iu deshën 5 vjet për ta riparuar jahtin, 5 minuta për...

Pensionistit iu deshën 5 vjet për ta riparuar jahtin, 5 minuta për t’u fundosur

SHPËRNDAJE

Kur Richard Ogilvy vendosi që krejt pensionimin e tij ta kalonte duke riparuar një jaht, dëshira e vetme ishte që ta shihte edhe një herë duke lundruar.

Pa përmendur 15 mijë eurot që i shpenzoi për riparim – ëndrra e tij më në fund dukej se ishte e mundshme.

Por posa u vendos në ujë, vizioni nostalgjik i 75-vjeçarit u zhduk për pesë minuta, kur jahti filloi të fundosej.

Në atë që po konsiderohet si udhëtimi më i shkurtë në histori, Ogilvy u shpëtua nga një peshkatar që gjendej aty afër, transmeton Koha Ditore.

“Të qarat ishin shumë të mëdha sesa mendova dhe uji filloi të hynte brenda. Mezi patëm kohë që të dilnim”, ka thënë ai./portalb.mk