Me vonesë në Kombëtare, Cikalleshi “përshëndet” De Biazin nga Turqia (Video)

Sokol Cikalleshi nuk është bërë ende pjesë e grumbullimit me Kombëtaren ndonëse ka marrë ftesë për të qenë pjesë e saj dhe kjo për a...


Sokol Cikalleshi nuk është bërë ende pjesë e grumbullimit me Kombëtaren ndonëse ka marrë ftesë për të qenë pjesë e saj dhe kjo për arsye se ekipi i tij, Akhisar Genclik Spor, luajti sot takimin e fundit në kampionat.
Vonesa e sulmuesit kavajas për De Biazin mund të jetë justifikuar pasi edhe në këtë takim Cikalleshi gjeti rrugën e rrjetës. Shqiptari zhbllokoi shifrat në minutën e 9-të por goli i tij nuk i shërbeu skuadrës për të marrë pikë pasi takimi u mbyll në favor të Kardemir Karabuk me rezultatin 2-3.

Sokol Cikalleshi Goal HD – Akhisar Genclik Spor… by riqezi
Pavarësisht humbjes, Cikalleshi javët e fundit të “Superligës” turke i ka patur marrëdhëniet tepër të mira me golin. Pas një starti të dobët të kampionatit duket se sulmuesi është kthyer në formën e dikurshme.
Akhisar Genclik Spor e mbyll sezonin në vendin e 7-të, por me shumë mundësi kampionatin e ardhshëm do t’i humbë shërbimet e Cikalleshit i cili kthehet tek Bashakshehir pas huazimit 6 mujor.

Related

Sport 3499977361550977912

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item