Ballina Aktualitet Mbi 20 000 fëmijë somalezë përballen me vdekjen nga uria

Mbi 20 000 fëmijë somalezë përballen me vdekjen nga uria

SHPËRNDAJE

Më shumë se 20 000 fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Somalinë e goditur nga thatësira, tha sot organizata e ndihmës “Save the Children”.

“Numri i rasteve të rënda akute të kequshqyerjes, formë e rrezikshme e urisë, është rritur në gjysmën e nëntë rajoneve të vlerësuara”, sipas deklaratës.

“Për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë,  agjencive të ndihmës u duhet një fond prej 1,5 miliardë dollarësh, por deri më sot janë financuar vetëm 550 milionë dollarë”, deklaroi drejtori i  organizatës “Save the Children”në Somali, Hassan Noor Saadi.

Si pasojë e thatësirave të vazhdueshme, 6,7 milionë persona, më shumë se gjysma e popullsisë së Somalisë, do të përballen me pasigurinë e ushqimit dhe urinë.

Në vitin 2011, rreth  250 000 persona kanë vdekur nga uria në vendin e Bririt të Afrikës./atsh

Loading...