Ballina Futboll Lindja e fëmijëve binjak, Ronaldo largohet nga Kombëtarja

Lindja e fëmijëve binjak, Ronaldo largohet nga Kombëtarja

SHPËRNDAJE

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Konfederatave të dielën, por do të largohet nga Rusia për të takuar binjakët e tij të sapolindur.

“Unë kam qendruar me ekipin kombëtar, kam dhënë gjithçka si gjithmonë, pavarësisht lindjes së fëmijëve të mi” , shkroi 32-vjeçari, Ronaldo në faqen e tij në Facebook të premten në mëngjes, pak orë pas humbjes së gjysmëfinales së Portugalisë me Kilin.

“Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit dhe menaxheri i ekipit kombëtar kanë qënë të vëmendshëm ndaj meje dhe këtë nuk do t’ua harroj kurrë “, tha ai.

“Unë jam shumë i lumtur që më në fund do të takohem me fëmijët e mi, për herë të parë”, shkruan Ronaldo.

Kapiteni portugez, Ronaldo shënoi dy herë për kampionët evropianë në Kupën e Konfederatave, por nuk arriti të ishte në formën fizike më të mirë./atsh