Ballina Kronika Ky është 29 vjeçari nga Xhafzotaj që vrau dy prindërit e tij...

Ky është 29 vjeçari nga Xhafzotaj që vrau dy prindërit e tij në Durrës

SHPËRNDAJE

Personi që po shihni në foto është 29-vjeçari, Leo Nika, i cili vrau në derën e shtëpisë prindërit e tij mëngjesin e sotëm duke tronditur qytetin e Durrësit.

Mësohet se kur është arrestuar, ai ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ka dyshime të forta se ai mund të vuante edhe nga depresioni.

Policia e Durrësit njoftoi se viktimat i ka gjetur të shtrirë të dy në derën kryesore të banesës.

Njoftimi i policisë

Durrës, më 29.06.2017. Informacion-paraprak. Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se autor është djali I tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.

Loading...