Ballina Argëtim Kili shkon me 11-metërsha, mjekët tifo gjatë operacionit (Video)

Kili shkon me 11-metërsha, mjekët tifo gjatë operacionit (Video)

SHPËRNDAJE

Kur luan Kombëtarja gjithçka ndalet. Është një koncept të cilin e njohim të gjithë veçanërisht kur në ekranet televizive shfaqen ndeshje vendimtare siç janë ato të Botërorit apo të Europianit.

Por në Kili edhe Kupa e Konfederatave ka rëndësinë e saj dhe gjatë gjysmëfinales së fituar nga “La Roja” me penallti ndaj Porugalisë ata që kanë ndalur punën kanë qenë mjekët gjatë një operacioni.

Siç tregohet në videon e shpërndarë në Twitter, në sallën e operacionit televizori është duke transmetuar pikën kulminante të takimit të djeshëm, 11 metërshat: është rasti i luzitanit Moutinho… i gjithë ekipi i bluzave të bardha me bisturi në duar, shohin gabimin e kundërshtarit të cilin më pas e festojnë. Kili kalon në finalen e kompeticionit falë pritjeve të portierit Bravo, një arritje të cilën e festojnë “duke punuar” edhe mjekët.

Karla Rubilar, anëtare e Komisionit të Shëndetësisë të qeverisë së Kilit, tha: “Kjo është një situatë serioze. Ka protokolle që duhen ndjekur për sigurinë dhe respektin e të gjithë pacientëve në të gjitha spitalet dhe klinikat shëndetësore. Në këtë rast, të gjitha u shkelën”.