Ballina Aktualitet Ja sa vite burg rrezikon Nikolla Gruevski

Ja sa vite burg rrezikon Nikolla Gruevski

SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski është akuzuar në katër raste të Prokurorisë Speciale, për mashtrim elektoral në “Titanik”, për prishjen e objektit të Fiat Canovskit në “TNT”, për ndërtimin e autostradave në “Trajektorja” dhe për blerjen e mercedesit prej 580 mijë eurosh në “Tenk”, transmeton Tetova News.

Nëse mblidhen dënimet e parapara me burg për veprat që akuzohet, atëherë mund të thuhet se Gruevski rrezikon dënim maksimal me burg prej 22 vjetësh .Megjithatë kjo është vetëm një supozim statistikor.

Në rastin “Titanik”, Gruevski akuzohet për tri vepra penale. Për veprën penale “shoqatë kriminale” rrezikon nga një deri në pesë vjet burg. Për “keqpërdorim të fondeve për financimin e fushatës” parashihet burgim prej së paku pesë vjet dhe për “shkelje të së drejtës për të votuar” është një dënim me burg prej të paktën tre vjet.

Në rastin “TNT”, Gruevski akuzohet për veprën penale”shpërdorim të detyrës zyrtare dhe të kompetencave” dhe përcaktohet një dënim me burg prej të paktën tre vjet.

Përveç këtyre padive, kundër ish-kryeministrit Gruevski janë ngritur edhe dy aktakuza për rastet “Trajektorja” dhe “Tenk”.

Në rastet “Tenk” dhe “Trajektorja” ai akuzohet për të njëjtën vepër penale “marrje shpërblimi për ndikim në paligjshmëri”, për të cilën parashiheet dënim me burg nga një deri në tre vjet./Flurudha

Loading...