Ballina Aktualitet ISIS-i humb 60 për qind të territorit të pushtuar dhe 80 për...

ISIS-i humb 60 për qind të territorit të pushtuar dhe 80 për qind të të ardhurave

SHPËRNDAJE

Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) ka humbur në tre vite 60 për qind të territorit të pushtuar dhe 80 për qind të të ardhurave, sipas një studimi të kabinetit hulumtues IHS Markit publikuar sot.

Territori i “kalifatit” të vetëshpallur në qershor 2014 në Irak dhe në Siri ka kaluar nga 90.000 kilometra kator në janarin e 2015 në 36.200 kilometra katror në qershorin e 2017, sqaroi kjo qendër studimore me seli në Londër.

Koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA po ndërmerr sulme ajrore kundër xhihadistëve që nga vera e 2014.

Në terren beteja po kryhet në Irak nga ushtria dhe në Siri kryesisht nga Forcat demokratike Siriane (FDS), një aleancë e luftëtarëve kurdë dhe arabë kundër ISIS-it.

“Lulëzimi dhe rënia e ISIS-it karakterizohen nga një zgjerim i shpejtë ndjekur nga një rënie e vazhdueshme. Tre vite pas vetëshpalljes, është e dukshme se projekti i qeverisjes së kalifatit ka dështuar”, vë në dukje Columb Strack, një ekspert i Lindjes së Mesme në IHS Markit./atsh