Ballina Aktualitet Rajoni Gjendje emergjente për ujë, Tirana: Mund të mbyllim pishinat dhe lavazhet

Gjendje emergjente për ujë, Tirana: Mund të mbyllim pishinat dhe lavazhet

SHPËRNDAJE

Temperatura e larta kanë sjellë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në kryeqytet dhe jo vetëm. Bashkia e Tiranës ka mbledhur task-force për ujin e pijshëm, ku bëri të ditur dhe masat e marra për menaxhimin sa më të mirë të tij.

“Monitorim i aktivitetit të lavazheve dhe pishinave dhe mbylljen e përkohshme nëse do të jetë e nevojshme. Kush lan makinën e vet me ujë të pijshëm do të përfundojë në komisariat”, tha kreu i bashkisë Erion Veliaj.

Veliaj bëri me dije se në Tiranë ka probleme me furnizimin me ujë, kryesisht në zonën e Unazës së Re. Ai ka bërë thirrje që të mos shpërdorohet uji, duke theksuar se ka ngritur edhe një task-forcë që do të monitorojë të gjitha rastet kur ka shpërdorim të ujit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjithashtu u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes në këto ditë kur temperaturat i kanë kaluar 40 gradë celcius, Madje u ka kërkuar që të kontrollojnë edhe fqinjët e vetmuar, kryesisht ata në moshë të thyer.

Veliaj tha se Bashkia ka marrë një sërë masash për furnizimin me ujë të kryeqytetit si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe të shpërdorimit. “Bashkia Tiranë i është përgjigjur thirrjes së UKT për të angazhuar një task-forcë me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të UKT për identifikuar dhe për të ndaluar ndërhyrjet e paligjshme në rrjet si dhe për të ndaluar subjekte apo qytetarë të papërgjegjshëm që përdorin ujin e pijshëm për vaditje apo për aktivitete të tjera private si lavazhe”, tha Veliaj.

 “Duke qenë se edhe Bovilla ka rënë në një nivel historik, në nivelet ku zakonisht bie në datën 28 gusht, jo në datën 28 qershor, edhe ftohtësia e ujit që vjen nga Bovilla është gjithashtu modeste, për mos të thënë minimale. Më rezulton nga statistikat e fundit që mora nga drejtori i Ujësjellësit, që edhe ndërhyrja që kemi pasur sot në Policinë e Shtetit, të cilën dua ta falënderoj jashtë mase, tashmë ka dhënë rezultatet e para në depo. Për herë të parë kemi një rritje të nivelit vetëm falë 150 ndërhyrjeve që kemi bërë sot në mëngjes. Tashmë ka dalë një urdhër i Kryetarit të Bashkisë për të gjitha këto porosi dhe për organizimin e këtij grupi të punës”, u shpreh ai.

Loading...