CIA nxjerr indeksin e obezitetit: Shqiptarët “më elegantët” në rajon (Tabela me 174 shtete)

18.1% e popullsisë shqiptare vuan nga obeziteti sipas të dhënave të fundit të 2014-ës nga CIA World Fact Book. Rritja e ndërgjegjësi...


18.1% e popullsisë shqiptare vuan nga obeziteti sipas të dhënave të fundit të 2014-ës nga CIA World Fact Book.
Rritja e ndërgjegjësimit vitet e fundit dhe rikthimi tek ushqimet e shëndetshme ka bërë që shqiptarët të bëhen më elegantë.
Në 2008-ën përqindja e popullsisë shqiptare që ishte mbipeshë përllogaritej rreth 21.3, duke shënuar në këtë mënyrë për 6 vjet një rënie prej 3.2 pikë përqindje.
Në krahasim me rajonin e Ballkanit, Shqipëria ka normën më të ulët të popullsisë mbipeshë.
Vendin e parë në rajon për sa i përket normës së obezitetit e mban Turqia, me rreth 30% të popullsisë mbi peshë, të ndjekur nga bullgarët dhe kroatët  me  25.6% të popullsisë.
Nga 174 shtete në total në këtë renditje (nga më të shëndoshët te më elegantët), Shqipëria ndodhet në vendin e 94 (shiko tabelën në fund).
Indeksi i Masës Trupore, (BMI) përllogaritet duke pjesëtuar peshën e një personi në kg me gjatësinë e tyre në katror dhe është një tregues nëse personi ka një peshë të shëndetshme apo jo. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 25  tregon mbipeshë, mbi 30 tregon  obezitet dhe mbi 40 tregon obezitetin patologjik.
Sipas specialistëve faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejt në mbipeshë është kequshqyerja.
Ushqimi i tepërt ndodh si rezultat i marrjes në sasi të tepërt të ushqimeve hiperkalorike e me shumë yndyra. Mbiushqyerje e një individi konsiderohet kur ai është mbipeshë ose i dhjamosur. Kjo mund të shkaktojë diabet që në fëmijëri, probleme psikologjike dhe sociale si: humbje të vetëvlerësimit, irritim, probleme të përqendrimit në shkollë, deri në vonesë në rritje dhe zhvillim, stres dhe pagjumësi e madje ulje të jetëgjatësisë.
Në moshë më të rritur, pasojat mund të jenë: diabet i tipit 2, sëmundje të zemrës dhe venave të gjakut, hipertension, rritje të yndyrave në gjak, e sëmundje të tjera. Aktualisht ka ndryshuar mënyra e ushqyerjes së popullatës e sidomos ndodh shpesh që fëmijët të marrin sasi të mëdha të ushqimeve hiperenergjike, por të varfra në elementët e domosdoshëm ushqyes, p.sh. pije të ëmbëlsuara artificialisht, ëmbëlsira, patatina, të skuqura, fast-food etj.
Në Shqipëri, situata karakterizohet nga kombinimi i ushqyerjes së pakët, të theksuar mes grupeve të brishta si femrat shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët e vegjël në zonat e largëta, ku sigurimi i ushqimit është i kufizuar dhe mundësitë për të siguruar jetesën janë të pakta, dhe nivelet në rritje të ushqyerjes së tepërt, sidomos mes grupeve urbane tek të cilat konsumi i ushqimeve të përpunuara po rritet, ndërkohë që aktiviteti fizik vjen në ulje.
Obeziteti  është cilësuar si sëmundja e shekullit dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është më shumë se dyfishuar nga 1980, duke marrë përmasa epidemike.
Në 2015-ën, mbipesha preku afërsisht 2.2 miliardë njerëz, e barasvlershme me 30% të popullsisë botërore, sipas studimit.  Thuajse një e treta e popullsisë së botës është  obeze apo mbipeshë.
4 milionë njerëz vdiqën si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, diabeti, kanceri dhe të tjera sëmundje që lidhen drejtpërdrejtë me peshën e shtuar në 2015-ën, duke e rritur kështu peshën e vdekjeve që lidhen me obezitetin me 28% nga 1990, sipas kërkimeve.
Gati 108 milionë fëmijë dhe më shumë se 600 milionë të rritur janë cilësuar si obezë, duke pasur një indeks  të masës trupore (BMI) mbi 30, citohet në kërkimin që është shtrirë në 195 vende.
Ndërkohë, thuajse 800 milionë njerëz, ndër ta  300 milionë fëmijë, shkojnë në shtrat të uritur për çdo mbrëmje, sipas Kombeve të Bashkuara.
Dieta e varfër dhe jeta sedentare janë shkaktarët kryesorë të numrit në rritje të njerëzve mbipeshë, thonë ekspertët.
Urbanizimi dhe zhvillimi ekonomik kanë rritur normën e obezitetit gjithashtu edhe në vendet e varfëra, ku një pjesë e popullsisë nuk ka mjaftueshëm se çfarë të hajë, duke qenë se njerëzit po ndërrojnë vaktet tradicionale, të pasura me perime, me ushqim të përpunuar.
Njerëzit gjithnjë e  më shumë po konsumojnë ushqime të përpunuara, të cilat janë të pasura me sheqerna dhe yndyra dhe po kryejnë më pak ushtrime fizike.
Në botë, shtetet me obezitet më të lartë janë Katar, Kuvajt, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, që e kanë indeksin e obezitetit 35-40%.
Në vendet me stil të ngjashëm ushqyerje me ne, më të shëndoshët janë në Turqi (29.4%), Bullgari (25.6%), Kroacia (25.6%) , Greqia (25.10%), Mali i Zi (21.40%), Serbia (20.80%), Bosnje dhe Hercegovina (19.20%), Shqipëria (18.10%).
Shtetet, popullsia e të cilëve është ndër më elegantet në botë janë kryesisht në Azi, si Japonia, që ka vetëm 3.5% të popullsisë obeze, Vietnami (3.50%) Koreja e Veriut (2.5%), Afganistani (2.4%) etj.
Shteti më elegant në botë është ishulli i Limorit Lindor, që gjendet afër Australisë, ku vetëm 1.8% e njerëzve janë obezë./Monitor
Rajoni     Prevalenca e Obezitetit te të rriturit (%)
Turqi 29.40%
Bullgari   25.60%
Kroacia    25.60%
Greqia     25.10%
Mali i Zi  21.40%
Serbia     20.80%
Bosnje dhe Hercegovina     19.20%
Shqipëria  18.10%
Shteti     OBEZITETI  – Norma e mbizotërimit tek të rriturit (%)
1    Qatar 41%
2    Kuwait     38.30%
3    United States   35%
4    United Arab Emirates 34.50%
5    Saudi Arabia    33.70%
6    Barbados   33.20%
7    Trinidad and Tobago  32.30%
8    Andorra    32.10%
9    Libya 31.90%
10   Lebanon    30.80%
11   New Zealand     30.60%
12   Canada     30.10%
13   Australia  29.90%
14   United Kingdom  29.80%
15   Turkey     29.40%
16   Czechia    29.10%
17   Malta 28.70%
18   Chile 28.50%
19   Jordan     28.10%
20   Egypt 27.70%
21   Mexico     27.60%
22   Uruguay    27.60%
23   Lithuania  27.50%
24   Slovakia   27.40%
25   Slovenia   27.40%
26   Cuba 27.20%
27   Tunisia    27.10%
28   Ireland    27%
29   Poland     27%
30   Seychelles 26.90%
31   Jamaica    26.80%
32   Argentina  26.50%
33   Oman 26.50%
34   Panama     26.50%
35   Spain 26.50%
36   Russia     26.20%
37   Suriname   26.10%
38   Hungary    26%
39   Dominica   25.90%
40   Israel     25.80%
41   France     25.70%
42   Bulgaria   25.60%
43   Croatia    25.60%
44   Latvia     25.60%
45   South Africa    25.60%
46   Papua New Guinea     25.50%
47   Belarus    25.20%
48   Greece     25.10%
49   Solomon Islands 25%
50   Iran 24.90%
51   Luxembourg 24.80%
52   Norway     24.80%
53   Grenada    24.60%
54   Cyprus     24.50%
55   Estonia    24.50%
56   Venezuela  24.30%
57   Costa Rica 24%
58   Iceland    23.90%
59   Italy 23.70%
60   Algeria    23.60%
61   Kazakhstan 23.50%
62   Romania    23.40%
63   Dominican Republic   23%
64   Finland    22.80%
65   Germany    22.70%
66   Azerbaijan 22.20%
67   Belgium    22.10%
68   Georgia    22.10%
69   Portugal   22.10%
70   Sweden     22%
71   Guyana     21.90%
72   Netherlands     21.90%
73   Morocco    21.70%
74   Ukraine    21.70%
75   Syria 21.60%
76   Montenegro 21.40%
77   Iraq 21.20%
78   Serbia     21.10%
79   Denmark    21%
80   Switzerland     21%
81   Macedonia  20.80%
82   Colombia   20.70%
83   Belize     20.60%
84   Peru 20.40%
85   Austria    20.10%
86   Brazil     20.10%
87   El Salvador     20.10%
88   Armenia    19.90%
89   Botswana   19.50%
90   Bosnia and Herzegovina     19.20%
91   Mauritius  18.80%
92   Turkmenistan    18.80%
93   Brunei     18.60%
94   Albania    18.10%
95   Ecuador    18%
96   Namibia    16.80%
97   Guatemala  16.40%
98   Honduras   16.30%
99   Equatorial Guinea    16.20%
100  Bolivia    15.80%
101  Gabon 15.80%
102  Moldova    15.70%
103  Mongolia   15.70%
104  Nicaragua  15.50%
105  Paraguay   15.10%
106  Swaziland  14.80%
107  Uzbekistan 14.30%
108  Yemen 14.20%
109  Kyrgyzstan 13.30%
110  Malaysia   12.90%
111  Tajikistan 12%
112  Lesotho    11.90%
113  Cabo Verde 11.70%
114  Ghana 10.90%
115  Haiti 10.70%
116  Sao Tome and Principe 10.60%
117  Congo, Republic of the     9.70%
118  Nigeria    9.70%
119  Cameroon   9.60%
120  Thailand   9.20%
121  Gambia, The     9.10%
122  Mauritania 8.60%
123  Angola     8.50%
124  Djibouti   8.50%
125  Zimbabwe   8.40%
126  Senegal    8.30%
127  Benin 8.10%
128  Cote d’Ivoire   8%
129  China 7.30%
130  Zambia     7.20%
131  Maldives   7%
132  Singapore  6.80%
133  Sri Lanka  6.80%
134  Chad 6.60%
135  Sierra Leone    6.60%
136  South Sudan     6.60%
137  Sudan 6.60%
138  Togo 6.40%
139  Guinea-Bissau   6.30%
140  Korea, South    6.30%
141  Bhutan     5.90%
142  Guinea     5.90%
143  Kenya 5.90%
144  Tanzania   5.90%
145  Comoros    5.80%
146  Liberia    5.80%
147  Indonesia  5.70%
148  Mali 5.70%
149  Burkina Faso    5.20%
150  Pakistan   4.80%
151  India 4.70%
152  Philippines     4.70%
153  Madagascar 4.60%
154  Mozambique 4.50%
155  Central African Republic   4.40%
156  Malawi     4.30%
157  Somalia    3.90%
158  Uganda     3.90%
159  Congo, Democratic Republic of the    3.70%
160  Niger 3.70%
161  Japan 3.50%
162  Vietnam    3.50%
163  Eritrea    3.40%
164  Bangladesh 3.30%
165  Ethiopia   3.30%
166  Rwanda     3.30%
167  Laos 3%
168  Burma 2.90%
169  Cambodia   2.90%
170  Nepal 2.90%
171  Korea, North    2.50%
172  Burundi    2.10%
173  Afghanistan     2.40%
174  Timor-Leste     1.80%
Burimi: Cia World Fact Book    

Related

Shëndeti dhe bukuria 4002092412018895421

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item