Ballina Aktualitet BDI THËRRET KOMISIONIN ANKETUES, NUK HAPEN MONSTRA, SOPOTI, BRODECI (FOTO)

BDI THËRRET KOMISIONIN ANKETUES, NUK HAPEN MONSTRA, SOPOTI, BRODECI (FOTO)

SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka caktuar një kryesues për komisionin anketues për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe për sot kanë thirrur mbledhjen e parë, por në rend dite nuk janë vendosur asnjë nga proceset e dyshimta gjyqësore si Monstra, Sopoti dhe Brodeci, raporton SHENJA.

Mbledhja vjen një ditë pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, akuzoi Lëvizjen Besa se me moscaktimin e kryetarit të komisionit pengojnë hapjen e rasteve të dyshimta. Në vend të tyre shumica parlamentare dhe kryesuesi i caktuar nga Talat Xhaferi, në rend dite kanë paraparë vetëm katër pika edhe atë të gjitha raporte vjetore të komisioneve dhe byrove të ndryshme. Pika e parë është Raport vjetor për punën e Komisionit Ndërresor për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për vitin 2016; 2. Raport vjetor për punën e Byrosë për përfaqësimin e RM-së para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për vitin 2016; 3. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi për vitin 2016; 4. Shkresë e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele e dorëzuar më 30.3.2017, me numër arkivor 03-1291/2./tvshenja