Zbulohet familja shqiptare që drejton trafikun e drogës në Zvicër dhe Europë

Një operacion masiv anti-drogë u mbyll këtë të martë nga karabinierët e Firences në Itali. Disa persona janë arrestuar nga karabinie...


Një operacion masiv anti-drogë u mbyll këtë të martë nga karabinierët e Firences në Itali.
Disa persona janë arrestuar nga karabinierët. Bëhet fjalë për pjesëtarë të një organizatë që importonte kokainë nga Holanda në Itali, duke e kaluar nga Zvicra.
Hetimet kanë çuar në arrestimin e nëntë personave. Gjithashtu, për katër persona të tjerë është vendosur masa e sigurisë së detyrim paraqitjes. Janë ekzekutuar edhe 23 urdhra-kontrolli.
Mbi 100 efektivë janë impenjuar në operacion. Siç raportojnë sot mediat italiane, në krye të organizatës që merrej me trafik droge, ishte një familje shqiptare, me banim prej kohësh në provincën e Firence-s.
Si u zbuluar rrjeti i trafikut të drogës
Hetimet kanë nisur që në vitin 2014. Një vit më pas u arrestuar tre shqiptarë, të gjithë me banim në fshatin Cavallina të komunës Barberino di Mugello (Firence), të cilët furnizonin me kokainë territorin e Mugello-s. Hetimet e mëtejshme kanë lejuar identifikimin e dy vëllezërve shqiptarë, të cilët vepronin në gjithë provincën e Firences. Ata janë Ervis Lulashi (29 vjeç) e Fabjo Lulashi (31 vjeç), të dy me banim në Sesto Fiorentino (Firence).
Ervisi dhe Fabjo furnizoheshin me kokainë nga vëllai i tyre Eljon Lulashi (34 vjeç), me banim në St. Gallen (Zvicër), i cili ndihmohej nga bashkëjetuesja e tij.
Sekuestrimi i 1.3 kg kokainë në shtator 2014 në Calenzano, në një makinë e marrë me qira në Zvicër, që drejtohej nga një korrier italian, çoi në një bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe atyre zvicerane për ngritjen e një ekipi të përbashkët hetimi.
Më tej, u zbulua se Eljon Lulashi dhe Orjeta Haxhira furnizoheshin me drogë nga Holanda. Droga dërgohej me korrierë nga Holanda në Zvicër, ku pjesërisht shitej atje dhe pjesërisht transportohej në Itali nga dy vëllezërit Lulashi.
Gjatë hetimeve është dokumentuar trafikimi i rreth 12 kg heroinë nga Holanda në Zvicër nga marsi 2015 deri te maji i të njëjtit vit.
Aktiviteti i vëllezërve Lulashi ka çuar në identifikimin e një tjetër shqiptari, Kolë Blinishta (29 vjeç). Në tetor 2015 ai furnizoi me 1 kg kokainë dy vëllezërit.
Por 3 vëllezërit nuk ishin të vetmit e faljes të përfshirë në trafikun e drogës. Bashkë me ta ishte edhe i ati i tyre si dhe bashkëshortja e njërit prej vëllezërve.
Në grupin kriminal bënte jesh edhe shqiptari tjetër Nikoll Lleshi, 36 vjeç, italiani 30-vjeçar Claudio D’Elia, marokeni 24-vjeçar Said Ez Zitouni, si dhe Agim Koçeçu, 40 vjeç. Ky i fundit ishte punëtor i një kompanie transporti në Sesto Fiorentino (Firenze). Në magazinat e kësaj kompanie, Agimi mbante kokainën e grupit kriminal, në pritje për tu dërguar te blerësit.
Dy shqiptarët të tjerë, 30 e 38 vjeç si dhe një maroken 35 vjeç ishin pjesë e grupit. Për ta është vendosur masa e detyrim paraqitjes.

Related

Top Lajm 1423778724515446147

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item