VJEN REAGIMI I PARË I ZYRTARËVE TË BE-SË PAS DHËNIES SË MANDATIT

Pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kanë reaguar zyrtar të lartë të BE-së,...


Pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kanë reaguar zyrtar të lartë të BE-së, raporton SHENJA.
Komisari Johanes Hahn dhe Federika Mogerini kanë thënë se veprimi i Ivanovit është një hap i rëndësishëm në procesin e formimit të Qeverisë.
“Ne përshëndesim vendimi e presidentit Ivanov për t’ia dhënë mandatin për formimin e Qeverisë Zoran Zaevit, si një hap i rëndësishëm në procesin e formimit të Qeverisë. Ne shpresojmë se kjo frymë konstruktive do të vazhdoj të mbizotëroj me atë që vendi përfundimisht të dal nga kriza politike. Ne presim formim të shpejtë të Qeverisë e cila do të jetë e angazhuar në implementimin e të gjitha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinos dhe Reformat Urgjente Prioritare. U bëjmë thirrje të gjitha partive parlamentare të lënë me një anë përçarjet e tyre dhe të punojnë së bashku në agjendën e reformave, për të rikthyer vendin në rrugën e tij të integrimeve euro-atlantkike. Kjo është ajo që duan dhe meritojnë njerëzit. Ne jemi në gatishmëri të mbështesin Qeverinë e re në përpjekjet e saj për reforma”, thuhet në reagimin e komisarit Johanes Hahn dhe përfaqësuese së lartë të BE-së për politik të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, përcjell SHENJA.

Related

Top Lajm 8452992435967171872

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item