(VIDEO) SHKOLLAT NË SHKUP ME STANDARDE TË DYSHIFSHTA

Lokale, lavazhe, lulishte dhe lloje të tjera të bizneseve, janë pamjet që shohin çdo ditë nxënësit shqiptar nga dritaret e klasave të ...


Lokale, lavazhe, lulishte dhe lloje të tjera të bizneseve, janë pamjet që shohin çdo ditë nxënësit shqiptar nga dritaret e klasave të tyre në pjesën më të madhe të shkollave fillore dhe të mesme, raporton SHENJA.
Pjesa më e madhe e tyre, jo vetëm që janë të vendosura në zona periferike dhe të paurbanizuara, por ambienti përreth nuk u përshtatet fare një institucioni edukativo-arsimor. Në këtë mënyrë,  nxënësit shqiptar, sapo nxjerrin këmbën nga dera e shkollës, përballen me pamje dhe situata të cilat nuk përshtaten me aktiviete edukative.
Shkolla Fillore “Hasan Prishtina” në lagjen Seravë, është njëra prej tyre. Këtë shkollë e ndan vetëm një gardh me tela nga një shtab partiak. Ndërkohë, e njëjta është e rrethuar me lavazhe për vetura dhe biznese të tjera.
Shkolla Fillore “Jashar Bej Shkupi”, është një tjetër shkollë shqiptare, e cila për nga rrethanat, nuk dallon shumë nga ajo e lartpërmendura. Kjo shkollë e cila ndodhet në lagjen Duqanxhik, është e “ngulfatur” nga dyqanet e mallrave të ndryshme si dhe këmbimet tregtare që bëhen në këtë lagje.
Por, ky fenomen paraqitet vetëm tek shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Dhe përderisa këto shkolla janë të vendosura, sa në periferi, sa në zona kaotike, e kundërta mund të vërehet tek ato shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase.
Pamjet e filmuara nga Shkolla Fillore “Kirili dhe Metodij”, flasin për një ambient më të ndryshëm në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase. Përveç se janë të sistemuar në zona të urbanizuara, ata po ashtu ndodhen afër institucioneve më serioze. Shkolla në fjalë në anën e djathë e ka Bibliotekën Universitare “Shën Klimenti Ohrit”, ndërsa përballë e ka Filarmoninë e Operas dhe Baletit të Maqedonisë, ndërsa disa metra më larg edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ky fenomen në shkollat shqipe nuk është karakteristik vetëm për shkollat fillore, por i njëjti paraqitet edhe tek ato të mesme.
Gjimnazi “Zef Lush Marku”, më herët ndante objektin me gjimnazin “Nikolla Karev”, në lagjen Karposh.
Ndërsa, para disa viteve, ai u transferua në lagjen Shkup Veri, ambient ky shumë i ndryshëm nga ai i pari. Nëse atëherë rrethohej nga një Kinotekë, Qendër Tregtare dhe Spitali Ushtarak, tani ky gjimnaz në oborrin e tij ka një lokal dhe gjithkund përreth mund të vërehen sallone dhe servise për vetura.
“Kjo është Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkup “Josip Broz Tito”, në të cilën mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase. Kjo shkollë, përveç që është e vendosur në qendër të qytetit të Shkupit, është e rrethuar nga institucionet më të rëndësishme. Në anën e majtë të kësaj shkollë ndodhet klubi i deputetëve, në të cilin zhvillohen takimet më të rëndësishme politike. Ndërsa, në anën e djathtë rreth 600 metra më larg, ndodhet Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë”.
Për të shkuar më larg se kaq, së fundmi shkollat e mesme shqipe kanë filluar të hapen edhe nëpër fshatra.  Një e tillë është hapur në fshatin Saraj, ndërsa janë sjellë vendime edhe për hapjen e shkollave të mesme në fshatrat Studeniçan dhe Haraçinë.

Related

Maqedoni 2564252275899127033

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item