Vërshimet në Sri Lanka: 500 mijë njerëz largohen nga shtëpitë,122 të vdekur, mbi 110 të zhdukur… (VIDEO+FOTO)

Shirat e rrëmbyeshëm në Sri Lanka kanë shkaktuar të paktën 122 të vdekur dhe 110 të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të...


Shirat e rrëmbyeshëm në Sri Lanka kanë shkaktuar të paktën 122 të vdekur dhe 110 të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, njoftuan autoritetet.Rreth 500 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre Shirat kanë qenë shkatërrues këtë vit.
Në muajin maj, më shumë se 122 persona kanë humbur jetën si pasojë e daljes nga shtrati të lumenjve që kanë përmbytur shumë lagje në kryeqytetin Kolombo. Sri Lanka këtë emër e mori në vitin 1972, sepse më parë quhej Cejlon. Sri Lanka është një shtet ishullor në Azinë Jugore dhe në juglindje të Indisë. Ndahet nga gadishulli indian nga një kanal 35 km i gjerë. Përbëhet nga ishulli Cejlon dhe ishujt e tjerë. Sipërfaqja e Sri Lankës është 65 610 km katrorë, kurse ka një popullsi prej 18 milionë banorësh. Kryeqyteti i vendit është Kolombo, gjuhë zyrtare është gjuha singaleze, ndërsa flitet edhe gjuha tamile. Besimi: budistë dhe pakica induse dhe myslimane. Monedha: rupi. Forma shtetërore: republikë presidenciale. Ka klimë tropikale, me temperature të larta gjatë gjithë vitit. Ka qenë e pushtuar nga portugezët, holandezët e më pas (1815) u zotërua nga anglezët me emrin Cejlon. Shtet i pavarur shpallet më 1948./Tetova News



Related

Video 7712249170307868635

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item