Udhëheqësit të paaftë/ Ballkani rrezikon shpërthimin e dhunës

Eksperti i çështjeve ballkanike, David Phillips,  Drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia të Nju Jorkut...


Eksperti i çështjeve ballkanike, David Phillips,  Drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia të Nju Jorkut,  këshilltar  i çështjeve të jashtme për Departamentin e Shtetit gjatë administratave Clinton, Bush dhe Obama, gjatë një intervistimi nga VOA  ka vlerësuar se rajoni i Ballkanit ka shumë mundësi të priret drejt një vale pakënaqësish sociale, në një masë të madhe, ngaqë udhëheqësit politikë nuk kanë treguar se janë të aftë që t’i udhëheqin këto vende gjatë tranzicionit të tyre.
Por ka edhe faktorë të jashtëm që nxisin mungesë stabiliteti dhe për këtë arsye duhen marrë në konsideratë. Një ndikim të madh, sipas tij, ka edhe roli i paskuintave që luan Rusia. Këtë z. Phillips e ka shprehur në një artikull të botuar kohët e fundit, ku vlerëson se: “fronti i parë i Luftës së Ftohtë të Rusisë është Ballkani”, ndërse shkon më tej kur pohon se tashmë, Rusia, në mënyrë sistematike, është duke mbështetur regjime anti-perëndimore. Me qëllim që të minojë ndikimin amerikan.
” Synimi i Rusisë është t’i errësojë sytë e Perëndimit, për të penguar rrugën e integrimeve euroatlantike në vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më në fund, për të kthyer mbrapsh statusin e Kosovës si një shtet sovran e i pavarur”, shënon z. Phillips./CityNews

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item