Trump për Kim Jong un: Një biskotë e zgjuar

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi liderin koreanoverior Kim Jong un si një biskotë mjaft të zgjuar. Në një intervistë për kan...


Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi liderin koreanoverior Kim Jong un si një biskotë mjaft të zgjuar.

Në një intervistë për kanalin televiziv CBS, Trump theksoi se Kim e mori pushtetin në një moshë të re, pavarësisht se iu desh të përballej me disa njerëz vërtetë të ashpër.

Ndërsa tensioni për programin bërthamor të Koresë së Veriut vazhdon të rritet, Presidenti amerikan tha se nuk e kishte idenë nëse Kim ishte i shëndetshëm mendërisht.

Lideri koreanoverior ekzekutoi xhaxhain e tij dy vjet pasi mori pushtetin dhe dyshohet se urdhëroi vrasjen e thjeshtrit të tij.

"Ai ishte një djalë i ri, 26 apo 27 vjeç kur babai i tij vdiq. Dhe sigurisht që iu desh të përballej me njerëz të ashpër, sidomos gjeneralët e të tjerë si ata. Jam i bindur se shumë njerëz tentuan t’ia merrnin pushtetin, qofshin këta xhaxhai i tij apo dikush tjetër. Por nuk ja dolën dhe është e qartë se ai është një biskotë mjaft e zgjuar”, është shprehur Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të fliste për strategjinë amerikane për Korenë e Veriut, por tha se nuk do të ishte aspak i lumtur nëse Koreja e Veriut bën teste të tjera raketash apo bërthamorë.

I pyetur nëse në një rast të tillë SHBA do të përgjigjej ushtarakisht, Trump tha se nuk e dinte dhe se kjo duhet parë kur t’i vijë koha.

Related

Top Lajm 8637325392178044775

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item