Rama-Basha, njoftojnë bashkarisht në 01:20 pas mesnate arritjen e një marrëveshje. Rama lëshon edhe datën e zgjedhjeve

Pas një dite të ngarkuar me deklarata dhe kundërdeklarata, letra dhe komunikime në rrjetet sociale dhe me një konfuzion lidhur me ofer...


Pas një dite të ngarkuar me deklarata dhe kundërdeklarata, letra dhe komunikime në rrjetet sociale dhe me një konfuzion lidhur me ofertat në tavolinë, Edi Rama dhe Lulzim Basha u takuan kur askush nuk e priste.  
Në tryezën e 11 partive nuk u arrit një vendimmarrje e saktë për shtyrjen e zgjedhjeve. Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të lëshojë më shumë se dy javë.
Ndërkohë që negociatat nuk janë ndalur vetëm me takimin e krerëve të partive parlamentare. Kryeministri Rama ka kërkuar në mbledhje një takim “kokë më kokë” me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Me sa duket, dy forcat kryesore kanë vendosur që të sheshojnë mosmarrëveshjet, duke realizuar pakte jo me të gjitha forcat parlamentare. Takimi ka zgjatur deri në orën 01 e 17 minuta të mëngjesit të sotëm dhe mbajti pezull të gjithë qytetarët që prisnin një marrëveshje.
Pas daljes nga takimi Rama dhe Basha ishin të qeshur duke thënë se kishin rënë dakord për paketën McAllister Plus.
Edhe pse nuk u bë e ditur asnjë detaj, burime pranë dy partive bëjnë me dije se është rënë dakord për shtyrjen e zgjedhjeve dhe për plotësimin e paketës McAllister Plus.
Basha tha se marrëveshja do të firmoset ditën e sotme dhe deri sapo kjo të bëhet nuk do të ketë më komunikime për mediat. Kur u pyet për shtyrjen e zgjedhjeve, Basha tha se edhe kjo pikë do të jetë sipas paketës McAllister Plus.
Këtë gjë e konfirmoi edhe Rama. Ajo që dihet është se përveç se do votohet vettingu do të kemi dhe ndryshime në qeveri. I pari që do të lerë postin do të jetë zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
Po ashtu dhe kreu i KQZ duhet të jap dorëheqjen për t’ia lënë vendin një demokrati. Edhe pse opozita mori shumë favore, ajo që dihet tashmë është që nuk do të kemi qeveri teknike dhe as republikë të re./DITA

Related

Top Lajm 8141132673281801160

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item