Loja e rrezikshme arrin në Greqi

Departamenti i Krimit Elektronik në Greqi ka dhënë alarmin për lojën vdekjeprurëse që qarkullon në internet, të quajtur “Sfida e Balenës...


Departamenti i Krimit Elektronik në Greqi ka dhënë alarmin për lojën vdekjeprurëse që qarkullon në internet, të quajtur “Sfida e Balenës Blu” (Blue Whale Challenge).

E lidhur me të paktën 100 raste vdekjeje në Rusi, Ukrainë dhe disa shtete të Azisë Qendrore, kjo lojë “online” duket se tashmë po shpërndahet nëpërmjet rrjeteve sociale edhe në Europën Perëndimore.

Sfida në fjalë, që u drejtohet kryesisht të rinjve, mund të shkaktojë plagosje serioze për pjesëmarrësit, të cilët bien dakord për të kryer testet që ajo kërkon gjatë lojës që zgjat 50 ditë.

Fillimisht, adoleshentët që pranojnë, krijojnë profilin e tyre në një faqe “online” të quajtur Vkontakte dhe më pas pranojnë udhëzime nga një person i ashtuquajtur lider. Ky i fundit i shtyn të rinjtë të kryejnë me sukses një sërë aktesh të tejskajshme, jashtëzakonisht të rrezikshme për shëndetin dhe që mund të dëmtojnë në mënyrë fatale trupin e tyre, si vetëplagosje, prerje të lëkurës në forma të ndryshme, apo kacavjerrje në ndërtesa të larta dhe ura, akte për të cilat dërgojnë edhe fotografi.

Por, sfida e fundit që nxjerr fituesin është vetëvrasja. Duke ndjekur shembullin e shumë shteteve europiane, edhe Greqia ka filluar urgjentisht informimin e prindërve si dhe të mësuesve e fëmijëve në shkollat e vendit për fenomenin në fjalë.

Ndërkohë, janë aktivizuar të gjitha mjetet e ndjekjes së krimit elektronik për të zbuluar dhe parandaluar të tilla raste, pasi vlerësohet se fenomeni mund të marrë përmasa reale dhe shumë serioze.

Related

Teknologji 8229433903195063981

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item