LIVE - Basha: Kjo nuk është protestë por referendum për Republikën e re

Ora 12: 45   “Kjo nuk është protestë por referendum për Republikën e re. Jemi tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë dhe miliona t...


Ora 12: 45  “Kjo nuk është protestë por referendum për Republikën e re. Jemi tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë dhe miliona të tjerë në këtë referendum historik” tha kryetari i PD-se Lulzim Basha i cili po mban fjalen para protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë prej orës 12:00.

Ora News po përcjell live protestën e opozitës 
Basha: Jemi mbledhur për ndryshimin më të madh në 27 vite të historisë . Gjithçka duhet të ndryshojë dhe falë bashkimit tonë, qëndresës tuaj, me ndihmën tuaj gjithçka do të ndryshojë. Asgjë nuk do të jetë si më parë.  Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut Historik Kombëtar. Ne shqiptarët e bashkuar nuk e pranojnë, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim më republikën e vjetër të krimit e dorgës”
Ora 12:00 Protesta e opozites, kerkojne Republiken e re
Protesta zhvillohet pas 84 ditë qëndresë në çadrën e vendosur para kryeministrisë dhe që e quajnë “çadra e lirisë”
Kryetari i PD-se ndodhet me familjen e tij, bashkëshorten e dy vajzat, ndërsa forcat e policisë kanë krijuar kordon policor para kryeministrisë. Gjithashtu janë vendosur dhe pengesa hekuri. 
Para Bashes mbajten fjalen protestues mbështetës të opozitës të cilët tregojnë arsyet pse i duhet Shqipërisë “Republika e Re”. 2500 forca policore minotorojne protesten edhe PD ka angazhuar rreth 2700 anëtarë e vullnetarë.


Ora 11: 49 Kryetari i PD-se dhe protestuesit po i drejtohen bulevardit. 

Ora 11: 33 – Mbështetët e PD-së  po i afrohen bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ndërkohë kryeministria është blinduar nga efektivët e policisë. Gjithashtu para kordonit policor janë vendosur dhe pengesa prej hekuri.
Ora News përcjell Live protestën.
Kryetari i PD-se ndodhet në selinë PD.  Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy vajzat mbërriti në selinë e PD-se  
Kanë nisur të vijnë nga qytetet e ndryshme qytetarët të cilët do i bashkohen protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë para kryeministrisë. 
Protesta pritet të nisë në orën 12:00 dhe zhvillohet pas 84 ditë qëndresë në çadrën e vendosur para kryeministrisë dhe që e quajnë “çadra e lirisë”
Protesta e sotme (13 maj) është cilësuar nga opozita si dita kur do të nisë ngritja e Republikës së Re, që kryetari i PD, Lulzim Basha e ka artikuluar qysh prej nisjes së kauzës për zgjedhje të lira në 18 shkurt.
Për nga skenari protesta  është e ngjashme  me atë të 18 shkurtit. Qytetarët do të mblidhen rreth orës 11:30 ne sheshin mes ministrisë së Brendshme dhe asaj të Bujqësisë. Ndërkohë policia ka forcuar masat e sigurisë pranë kryeministrisë.
Gazetarja e Ora News Manjola Hasa na sjell foto si dhe Ora News disponon video te forcimit të masave të sigurisë përreth kryeministrisë.
Ora News do të përcjellë live gjithë zhvillimet e ditës së sotme
Ora 10: 50  Basha me vajzat e tij në selinë PD. Rama në Selenicë
Kryetari i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy vajzat mbërriti në selinë e PD-se. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ndodhet në Selenice në kuadër të fushatës elektorale për të prezantuar kandidatët për deputetë.
Basha me familjen duke hyre ne seline PD
Basha me familjen duke hyre ne seline PD

Rama ne Selenice vijon fushaten
Ora 10: 35 Nis grumbullimi i protestuesve ne seline PD 
Kanë mbërritur protestuesit e parë në selinë PD. Protestuesit mbajnë në dorë pankartat ku shkruhet “Republika e re”
Ora 10:20 Blindohet Tirana
Korpusi “Azem Hajdari” mes policeve e protestuesve
Gazetarja e Ora News Manjola Hasa na sjell foto si dhe Ora News disponon video te forcimit të masave të sigurisë përreth kryeministrisë. 
Ndërsa gazetari i Ora News informon se një kordon policie, (me policë e police) është vendosur përgjatë kryeministrisë. Ndërkohë PD ka angazhuar korpusin “Azem Hajdari” që do të vendoset mes kordonit policor dhe protestuesve për të shmangur çdo incident.
Tirane, ora 10:00, dy ore para protestes se opozites
Tirane, ora 10:00, dy ore para protestes se opozites
Tirane, ora 10:00, dy ore para protestes se opozites
Tirane, ora 10:00, dy ore para protestes se opozites
Tirane, ora 10:00, dy ore para protestes se opozites
Tirane, ora 10:00, dy ore para protestes se opozites

Tirane, ora 10:00, dy ore para protestes se opozites
Tirane, ora 10:00, dy ore para protestes se opozites



Ora 09:15 Protestues nisen nga Berati 
Nisja me autobusë e mjete private është bërë mëngjesin e sotëm nga selia blu e këtij qyteti, ku kryetari i saj Gazmend Azizi, rikonfirmoi se demokratët e Beratit do të vazhdojnë t’i bashkohen “kauzës së opozitës së bashkuar” siç e quajti ai.
Pesë autobusë dhe dhjetra mjete të tjera të vogla u nisën sot rreth orës 08:00.
Ora 09:00 Protestuesit  nisen nga Vlora
Ora 08:50 -Protestuesit nga Kukësi
Nga Kukësi qytetarët janë nisur të organizuar dhe me automjete private. Qytetarët thanë se po shkojnë për të protestuar kundër varferisë, drogës rrëzimin e Ramës për zgjedhje të lira dhe Republiken e re.
Ora 08:40 Protestuesit nga Fieri
Qytetarë dhe anëtare të PD Fier nisen drejt Tiranës për protestë. Janë rreth 20 autobuzë 10 furgona dhe makina private, pohon Luan Baci kreu i PD, Fier.  Raporton nga Fieri, gazetari i Ora News, Xhemil Beharaj. 

Ora 08:00 Nisen protestues nga Kukesi dhe Korça dhe Lezha


Gazetari i Ora News Elvis Hila informon se nga Lezha jane nisur mbi 10 autobuzë nga qyteti dhe të gjitha njësite administrative po nisen drejt Tiranes. 

Protestuesit ne Lezhe nisen drejt Tiranes
Ora 08:00 Protestues nga Shkodra
Drejtues të PD në Shkodër bëjnë të ditur që janë nisur drejt Tiranës 9 autobusë, 15 furgonë dhe mbi 600 mjete private. Raporton gazetari i Ora News Bepin Kolvata. 

Protestuesit ne Shkodër nisen drejt Tiranes

Protestuesit ne Shkodër nisen drejt Tiranes

Protestuesit ne Shkodër nisen drejt Tiranes

Protestuesit ne Korçë nisen drejt Tiranes

Protestuesit ne Korçë nisen drejt Tiranes



Protestuesit ne Korçë nisen drejt Tiranes

Skenari 
Për nga skenari protesta  është e ngjashme  me atë të 18 shkurtit. Qytetarët do të mblidhen rreth orës 11:30 ne sheshin mes ministrisë së Brendshme dhe asaj të Bujqësisë.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i shoqëruar nga të rinj do të marshojë nga selia blu, në bulevardin “Zhan Dark”, për  t’iu bashkuar protestuesve në bulevard para hotel “Dajtit”, ku bashkë me ta do ti drejtohet  sheshit para kryeministrisë.
Në podiumin e vendosur para asaj që është pagëzuar nga protestuesit si “çadra e lirisë”, do ngjiten qytetarë për të përçuar problemet e tyre, ndërsa mesazhet e fundit politike, bashke me mënyrën se si do vazhdoje protesta, do të jepen nga  kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Related

Top Lajm 8365169175099936305

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item