Gjysmëfinalja e parë e champions, Reali mposht 3:0 Atleticon

Ronaldo e zgjidh i vetëm. Sfida e parë gjysmëfinale në “Bernabeu” mes Realit të Madridit dhe Atletico Madrid ka përfunduar me rezultat...


Ronaldo e zgjidh i vetëm. Sfida e parë gjysmëfinale në “Bernabeu” mes Realit të Madridit dhe Atletico Madrid ka përfunduar me rezultatin e thellë 3-0, dhe me një mrekulli që u duhet “Los Colchoneros” në përballjen e kthimit, për të shpresuar kalimin në finale.
Kjo fitore e “Los Blancos” mban e gjitha firmën e superyllit portugez, duke afruar kështu galaktikët me finalen e Kardifit. Goli i parë i CR7 erdhi në minutën e 10 të pjesës së parë, teksa shfrytëzoi një gjuajtje të gabuar të Casemiros, për të mposhtur portierin Oblak.
Ndërkohë, dy golat e tjerë u shënuan në 45-minutëshin e dytë, të dytin me kokë në minutën e 73-të dhe të tretin me një gjuajtje të fuqishme nga brenda zonës në minutën e 86, falë asistit të dhënë nga braziliani Lucas.
Të mërkurën e ardhshme do të zhvillohet edhe 90-minutëshi i kthimit në “Vicente Calderon”, por për Simeonen do të duhet të shpikë ndonjë formulë magjike, për të përmbysur këtë rezultat të thellë të “Bernabeut” dhe për të përsëritur finalen e një sezoni më parë.

Related

Sport 4195611647983406516

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item