Çfarë do të bëjë Trump me Korenë e Veriut, Presidenti: Është lojë shahu, s’dua që të tjerët ta dinë

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk e mirëpret mundësinë që Korea e Veriut të bëjë një provë tjetër bërthamore. “Mund t’j...


Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk e mirëpret mundësinë që Korea e Veriut të bëjë një provë tjetër bërthamore.
“Mund t’ju konfirmoj gjithashtu se jam i bindur që as Presidenti i Kinës, një njeri shumë i respektuar, nuk do ta mirëpriste një provë të tillë,” tha zoti Trump në një intervistë që u transmetua të dielën në kanalin CBS, në emisionin “Face the Nation”.
Presidentit iu drejtua pyetja nëse kjo nënkuptonte që ai do të ndërmerrte “masa ushtarake” kundër regjimit të Phenianit. Ai u përgjigj: “Nuk e di. Të shohim. Është lojë shahu. Nuk dua që të tjerët ta dinë ç’kam në mendje”, shkruan VOA.
Korea e Veriut, e cila po përpiqet të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur Shtetet e Bashkuara që ndodhen 9000 km larg, kreu të shtunën një provë tjetër, por sipas të dhënave të grumbulluara, duket se prova dështoi.
Në llogarinë e vet në Twitter, presidenti tha se prova “ishte një akt që shpërfillte vullnetin e Kinës dhe presidentit të saj shumë të respektuar. Shumë keq!”


Presidenti Trump fajësoi pararendësit e tij për qëndrimin pasiv ndaj ambicjeve ushtarake të Koresë së Veriut.

Related

Bota 4373034943401113261

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item