Analiza e DW/ Llafazani Trump!

Presidenti i SHBA përcjell informacione sekrete e madje shet mend me këtë. Kjo pritet ta tronditë edhe më tej besimin te Donald Trumpi -...


Presidenti i SHBA përcjell informacione sekrete e madje shet mend me këtë. Kjo pritet ta tronditë edhe më tej besimin te Donald Trumpi - aq më tepër në botë, mendon Miodrag Soric.

Këshilltarët dhe shtabi i tij dolën përpara dhe u munduan ta mbrojnë shefin e tyre: jo, me siguri që ai nuk kishte nxjerrë sekrete në bisedë me ministrin e Jashtëm rus Lavrov. Dhe paraqitja e gazetës Washington Post është e gabuar për faktin se tema në fjalë nuk ishte diskutuar.

Po tani? Të gjithë u demaskuan si gënjeshtarë! Sepse Donald Trumpi u deklarua vetë - e ku tjetër - përmes twitterit - dhe i konfirmoi në thelb kritikat: pikërisht përfaqësuesve të qeverisë ruse ai u ka përcjellë informacione konfidenciale, të cilat qenë klasifikuar shprehimisht si jo të transmetueshme në drejtim të Rusisë. Kështu ai e vë në pikëpyetje bashkëpunimin shumëvjeçar të shërbimeve të fshehta.

Mosbesimi ndaj Trumpit rritet

Edhe kur Trumpi përpiqet të justifikohet me motive humanitare - atij i kishte interesuar shtimi i sigurisë në transportin ajror - i gjithë diskutimi e dëmton në mënyrë të konsiderueshme Presidentin e SHBA: nuk të del nga mendja dyshimi se ai bashkëpunon në mënyrë të fshehtë me Kremlinin, fillimisht në fushatën elektorale dhe tani në Shtëpinë e Bardhë.

Njëra nga pasojat do të jetë që Trumpi do ta ketë edhe më të vështirë që të gjejë një pasardhës për drejtorin e posapushuar të FBI, James Comey. Sepse miq dhe kundërshtarë e vështrojnë me mosbesim edhe më të madh këtë President. Dhe shefin e ri të FBI-së, të cilin Trumpi nuk e ka zgjedhur ende, duhet ta konfirmojë në post edhe Senati.

Një pasojë tjetër mund të ishte: aleatët e Amerikës do të tregohen të rezervuar me përcjelljen e informacioneve të shërbimeve të fshehta te Uashingtoni. Kush e di se çfarë mund të nxjerrë ky President akoma? Përcjellja e njohurive të shërbimeve të fshehta mund ta rrezikojë në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e Amerikës. Dhe ngjall mosbesim te aleatët.



Edhe vetë në SHBA ndihet ndërkohë një skepticizëm në rritje: presidenti - një 70-vjeçar që sillet si fëmijë; një burrë, që ka nën kontroll kaq pak, i cili paguan gjithmonë çmimin e snobizmit dhe të manisë për ta pëlqyer.

Rrezik sigurie gjithmonë e më i madh

Një president që i përcjell informacione konfidenciale një qeverie kundërshtare - për të shitur mend, për t'u bërë i rëndësishëm, për të tërhequr vëmendjen. Një president që edhe mburret publikisht me këtë mënyrë veprimi duke ia marrë fytyrën shtabit të të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

Gabimet e Trumpit zgjojnë frikërat më të këqia te deputetët e Kongresit. Demokratët e konsiderojnë këtë President një rrezik sigurie. Republikanët kundërshtojnë me zë gjithnjë e më të ulët, por edhe pyesin: çfarë mund të bëjmë? Largimi i tij prej postit mund të zgjasë shumë. Për momentin e tanishëm, përfundimi do të ishte tepër i pasigurtë. Prandaj republikanët qëndrojnë të bllokuar në një paralizë shoku, hë për hë nuk bëjnë asgjë. Deri në skandalin tjetër. Shumë kohë deri atëherë nuk do të kalojë me këtë president.

Related

Shtypi i huaj 2806915861936156239

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item