Albin Kurti: Kam një endërr… (Video)

Kurti në fund të fjalimit ka recituar disa vargje të një poeti irlandez William: Por une duke qene i varfër kam vecse endrra, i kam s...


Kurti në fund të fjalimit ka recituar disa vargje të një poeti irlandez William: Por une duke qene i varfër kam vecse endrra, i kam shpërndarë endrrat e mia nën këmbët tuaja….
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot kandidatin për kryeministër, Albin Kurti.
Kurti para të pranishmëve tha se ndryshimi i madh do të ndodhë më 11 qershor.
“Më 12 qershor do të festojmë tre fish; do të festojmë fitoren e Vetëvendosjes, 18 vjetorin e çlirimit dhe 12 vjetorin e themelimit të VV-së”, tha ai
Kurti ka thënë se në dy mandate si opozitë, VV ka bërë Kuvendin vend të debateve të thella e të rezistencës parlamentare.
“E kemi parandaluar Zajednicën  dhe demarkacionin. E kemi zmbrapsur bosnjëzimin e Kosovës dhe nuk kemi lejuar humbjen e territorit”
Ai, për këtë ka përgëzuar aktivistët dhe qytetarët.
“Që nga zgjedhejt e fundit, pra ato të qershorit të vititi 2014, Lëvizja Vetëvendosje është dëshmuar se nuk eshte ekskluzive se ne bashkëpunojmë për të mirën e Kosovës dhe për të mirën e qytetarëve të Republikës. Mirepo ne nuk bashkpunojme me të tejrën për të keqen dhe për luksin e pushtetarëve”
Sipas tij, që nga paslufta populli kurrë nuk e ka pasur më vështirë në askpektin socio-ekonomik dhe kurrë nuk e ka pasur më lehtë për ta bërë një ndryshim rrënjësor.
“Lëvizja Vetëvendosje është lëvizjë për zhvillim, kundër korrupsionit
Lëvizje për barazi, Lëvizje kundër privilegjeve
Lëvizje për prodhim vendës, Lëvizje kundër varfërisë
Lëvizje për punësim, Lëvizje kundër emigrimit
Lëvizje për drejtësi, Lëvizje kundër krimit
Lëvizje për bashkim të shqiptarëve, Lëvizje kundër agresionit të Serbisë
Lëvizje për pakicat, Lëvizje kundër diskriminimit
Lëvizje për solidaritet, Lëvizje kundër përçarjeve
Lëvizje për paqe, Lëvizje kundër luftës”, ka thënë ndër të tjerash Kurti.

Related

Lajme 7382054061599135981

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item